E martë, 15 nëntor 2016 11:48
Zyrtarët vënë theksin tek nevoja e vazhdueshme e regjimit për dënimin me vdekje
Gjashtë të burgosur u ekzekutuan në burgun Orumiyeh (në veriperëndim të Iranit) dhe tre në burgun Rasht (në veri të Iranit) mes 12 dhe 14 nëntorit 2016.
Pesë prej të ekzekutuarve në Orumiyeh ishin nga Kurdistani iranian ku përfshihej dhe një oficer i ushtrisë.
Numri i ekzekutimeve të regjistruara në dy javët e para të nëntorit në këtë mënyrë arrin në 37. Numri aktual i ekzekutimeve konsiderohet të jetë shumë më i lartë, duke qenë se regjimi iranian e pengon përhapjen e lajmeve dhe detajet e krimeve të tij.
Pavarësisht manovrimeve të kota dhe absurde të disa zyrtarëve të regjimit për të shkurtuar numrin e ekzekutimeve, zëvendës-Ministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-e Ravanchi, bëri një koment të zjarrtë mbi bisedimet e regjimit me Bashkimin Evropian mbi të drejtat e njeriut, duke theksuar se ekzekutimet janë “vija e kuqe” e regjimit dhe “nuk mund të hiqet dorë.” (shtetërorja ILNA – 11 nëntor 2016)
Mullah Sadeq Larijani, kreu i Gjyqësorit iranian, gjithashtu ka thënë: “(Bashkimi Evropian) duhet të kuptojmë se vërejtjet e tyre në lidhje me heqjen e ndëshkimit dhe ekzekutimeve shkelin të drejtat e njerëzve tanë.” (Mediat shtetërore në Iran, 14 nëntor 2016)
Në të njëjtën kohë, Massoud Zahedian, komandanti i Policisë Anti-Drogë të Forcave të Sigurimit të Shtetit, lidhur me praktikën e pandërprerë të ekzekutimeve në Iran tha si më poshtë: “Efektet pozitive të ekzekutimeve janë bërë tashmë të qarta, por që të kenë një ndikim më të madh, ekzekutimet duhet të kryhet menjëherë. E kam fjalën se, kur një ekzekutim bëhet disa vite pas kryerjes së krimit, me siguri që nuk ka ndikim të mjaftueshëm tek kontrabandistët e tjerë të drogës. ” (Mediat shtetërore, 14 nëntor, 2016)
Regjimi iranian e ruan pushtetin e tij vetëm duke u mbështetur në ekzekutimet dhe torturat. Bërja e dialogut të të drejtave të njeriut me këtë regjim barbar vetëm ushqen makineritë e tij për vrasje dhe shtypje.
Dosja e regjimit iranian duhet të dorëzohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zyrtarët e saj të sillen para drejtësisë për kryerje të krimeve kundër njerëzimit për 37 vjet me radhë, duke përfshirë masakrën e 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
14 nëntor 2016