Saturday, July 27, 2024

Mesazhi i Maryam Rajavit në përvjetorin e masakrës së vitit 1988

E shtunë, 29 korrik 2017 19:05

Në 29 vjetorin e një prej krimeve më të shëmtuara kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore, znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dërgoi një mesazh duke i bërë thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut për të krijuar menjëherë një komitet të pavarur për të hetuar masakrën e vitit 1988 dhe më pas për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë, në vijim është një pjesë e mesazhit:

Lëvizja për kërkimin e drejtësisë e ka tronditur regjimin e bazuar në masakrën – Mesazhi i Maryam Rajavi në përvjetorin e masakrës së vitit 1988

Bashkëatdhetarë, 29 vjet më parë në këto ditë, Khomeini, vrasësi më i pamëshirshëm i shekullit, nisi masakrën e 30,000 të burgosurve politikë të lidhur me PMOI-n dhe grupe të tjera disidentësh.

 

Ai kërkoi të çrrënjoste lëvizjen e rezistencës në një përpjekje për të ruajtur sundimin e tij. Donte të bënte diçka që askush të mos mendonte më për ndryshim dhe liri. E gjeti zgjidhjen me asgjësimin e nxituar të PMOI dhe të të gjithë atyre që ngulmonin në idealin e lirisë.

 

Përballë një brutaliteti të tillë të paparë, të burgosurit e PMOI-t ndiheshin krenarë tek shkonin në trekëmbësh me mijëra. Ata hynë në ndërgjegjen historike të kombit të tyre si simbole të përkushtimit dhe besnikërisë ndaj kauzës së lirisë. Dhe historia e Iranit u bekua me dritën dhe shpresën për rezistencën e tyre të palëkundur.

Khomeini i fshehu emrat e tyre, por ata janë burrat dhe gratë më të famshëm të historisë moderne të Iranit. Regjimi i mbajti të fshehtë varret e tyre, por ata kanë mbetur anëtarët më të gjallë dhe më të dukshëm të kombit që luftuan në fushë të betejës. Kanë kaluar shumë vite qëkur puthën trekëmbëshin, por vazhdojnë të këndojnë himnin e kuq të lirisë.

Në fillim të vitit të dytë të lëvizjes për kërimin e drejtësisë, u bëj thirrje të gjithëve që të ndihmojnë zgjerimin e mëtejshëm të lëvizjes. Kjo është pjesë përbërëse e kërkimit të lirisë dhe të përmbysjes së regjimit në tërësinë e tij nga ana e popullit iranian. Prandaj,

  1. U bëj thirrje të gjithë të rinjve të guximshëm të kësaj toke të organizojnë protesta për t’i detyruar udhëheqësit e regjimit të publikojnë një listë të plotë të emrave të atyre që u masakruan, vendndodhjen e varreve të tyre dhe emrat e atyre që janë përgjegjës për masakrën.

 

  1. U bëj thirrje familjeve të dëshmorëve dhe të të burgosurve politikë që të mblidhen në varret e dëshmorëve të tyre dhe në këtë mënyrë ta detyrojnë regjimin klerikal që të njohë të drejtën e tyre të nëpërkëmbur për të bërë ceremonitë përkujtimore për fëmijët e tyre heroikë.

 

  1. U bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi që të marrin pjesë aktive në fushatën kombëtare për të mbledhur informacion për dëshmorët, për të gjetur varret e tyre dhe për të demaskuar mullahët dhe vrasësit e përfshirë në këtë krim.

 

  1. U bëj thirrje studentëve të rinj të seminareve dhe klerikëve që janë distancuar nga regjimi ogurzi i velayat-e faqih për të dënuar hapur masakrën dhe për t’u larguar nga Khomeini dhe regjimi çnjerëzor dhe anti-islamik i velayat-e faqih.

 

  1. U bëj thirrje parlamentarëve, partive politike, organizatave të të drejtave të njeriut, udhëheqësve fetarë, personaliteteve politike dhe sociale në vende të ndryshme që të dënojnë me forcë masakrën e të burgosurve politikë në Iran, në një akt solidarizimi me popullin iranian. Ata duhet t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre për të kushtëzuar marrëdhëniet e tyre të vazhdueshme politike dhe tregtare me diktaturën fetare të mullahëve, me dhënien fund të ekzekutimeve dhe torturave në Iran.

 

  1. I bëj thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut që menjëherë të ngrejë një komision të pavarur për të hetuar masakrën e vitit 1988 dhe më pas t’i vendosë përgjegjësit para drejtësisë. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masat për ndjekjen penale të udhëheqësve të regjimit për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.