Saturday, July 27, 2024

Irani shtyp aktivistët që kërkojnë drejtësi për ekzekutimet masive në vitet 1980

Pjesë nga raporti i Amnesty International publikuar më 2 gusht 2017

Pjesa e dytë

Raporti ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të goditjes, që synon një gamë të gjerë të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në betejat kryesore për të drejtat e njeriut në Iran. Ajo nxjerr në pah 45 raste, përfshirë aktivistët kundër ndëshkimit të dënimit me vdekje, aktivistët për të drejtat e grave, sindikalistët, aktivistët për të drejtat e minoriteteve, avokatët për të drejtat e njeriut dhe aktivistët që kërkojnë të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimin për ekzekutimet masive jashtëgjyqësore dhe zhdukjet me forcë në vitet 1980.

Burgosja  e mbrojtësve

Gjatë katër viteve të fundit, autoritetet gjyqësore iraniane kanë tejkaluar kompetencat, për të ngritur akuza të paqarta dhe tepër të gjera për sigurinë kombëtare dhe njëkohësisht kanë rritur ndjeshëm kohëzgjatjen e dënimeve me burg për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Kreu i gjyqësorit emërohet nga Lideri Suprem i Iranit.

Rast pas rasti, njerëzit janë dënuar me burgim të gjatë, ndonjëherë më shumë se një dekadë, për akte që nuk duhet të konsiderohen fare si krime. Këto përfshijnë kontaktet me OKB-në dhe BE-në, si dhe me mediat, shoqatat e sindikatave ndërkombëtare dhe grupet e të drejtave të njeriut me seli jashtë Iranit duke përfshirë Amnesty International.

Një nga rastet më emblematike është ai i aktivistit të të drejtave të njeriut në gjendje kritike, Arash Sadeghi, i cili po kryen dënimin prej 19 vjet burg në total për “vepra penale”, përfshirë komunikimin me Amnesty International, si dhe për dërgimin e informatave Raportuesit Special të OKB-së mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Pavarësisht nga gjendja e tij kritike, autoritetet kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur transferimin e tij në një spital jashtë burgut, si ndëshkim për grevën e urisë ku ai fut në mes të tetorit 2016 dhe janarit 2017, në shenjë proteste ndaj burgosjes së gruas së tij, Golrokh Ebrahimi Iraee, për shkak se shkruajti nje histori fiktive për ekzekutimin me gjuajtje me gurë.

Mbrojtësja e shquar e të drejtave të njeriut, Narges Mohammadi, e cili udhëhoqi Qendrën për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Iran, po vuan dënimin me 16 vjet burg, gjithashtu në lidhje me punën e saj për të drejtat e njeriut. Çështja penale kundër saj u hap si ndëshkim për një takim që pati me ish shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në  vitin 2014.

Raheleh Rahemipour, ndërkohë, u dënua me një vit burg pasi OKB-ja kërkoi informacion nga autoritetet iraniane lidhur me zhdukjen me forcë të vëllait dhe mbesës së saj gjatë viteve 1980.

“Kjo është një përpjekje e keqe dhe e qëllimshme e autoriteteve iraniane, për ti izoluar mbrojtësit e të drejtave të njeriut nga bota e jashtme dhe për të parandaluar sfidën e tyre me rrëfimet zyrtare mbi situatën e të drejtave të njeriut në vend”, tha Philip Luther.

Sindikalistët, përfshirë Esmail Abdi dhe Davoud Razavi, kanë përjetuar gjithashtu shqetësime dhe burgim, pasi kanë qenë në kontakt me organizatat ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

As aktivistët e të drejtave të pakicave nuk kanë mundur të shpëtojnë nga goditja. Alireza Farshi, një anëtare e pakicës turke të azerbajxhanit në Iran, u dënua me 15 vjet burg për “vepra penale” që përfshinte shkrimin e një letre  UNESCO-s  për të organizuar një event, që përkujtonte Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Botuar në Drejtat e njeriut |#D83321