Vendim tërësisht i gabuar i Mogherinit dhe Zyrtarëve Europianë për pjesëmarrjen në ceremoninë e Inaugurimit të Rouhanit

362

E shtunë, 05 gusht 2017 11:13

Evropa nuk duhet të mbylli sytë ndaj abuzimeve të të Drejtave të Njeriut në Iran.

Drejtësia do të arrihet, vetëm kur bashkësia ndërkombëtare do të ketë guximin të kundërshtojë mohimet absurde dhe anemike të Iranit dhe në vend të kësaj ti përgjigjet me presion të ri ekonomik dhe diplomatik abuzimeve të regjimit ndaj të Drejtave të Njeriut – shkruan Struan Stevenson në Al Arabiya( Al Arabiya)  më 4 gusht 2017. Në vijim pjesë nga artikulli:

Mesazhi i përgjithshëm është, se autoritetet iraniane kanë ulur në mënyrë të përsëritur standardet me të cilat akuzojnë dhe dënojnë aktivistët dhe kundërshtarët e krimeve të sigurisë kombëtare, duke intensifikuar gjithashtu ashpërsinë e ndëshkimeve të të njëjtëve njerëz. Natyra abuzive e këtyre dënimeve u përforcua nga zbulimet e reja që dolën në shesh së bashku me raportin e Amnesty International, kryesisht lidhur me përdorimin e tepruar të dënimit me vdekje nga Republika Islamike.

Irani ka mbajtur për shumë kohë vendin e parë në botë për ekzekutimet, dhe dhuna dhe shtypja e viteve të fundit janë pasqyruar në mënyrat e varjeve që përfshijnë hunjëzimet periodike me anë të të cilave dhjetëra njerëz janë ekzekutuar vetëm në një muaj. Muajin e kaluar u kryen të paktën 101 dënime të tilla me vdekje, pa përmendur aspak ato që mund të jenë kryer në fshehtësi.

Në Iran, të burgosurit politikë dënohen në bazë frekuence, zakonisht në bazë të akuzave të paqarta, fetare si “armiqësi kundër Zotit” ose “fyerje e shenjtërisë” … Është thjesht e pakonceptueshme, që asnjë nga këta zyrtarë të mos jetë në dijeni të informacionit të shpërndarë nga Amnesty dhe të tjerët. Shpjegimi më bamirës për veprimet e tyre është, se ata nuk e bëjnë Rouhanin personalisht përgjegjës për goditjet dhe janë të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre për administratën e tij, me shpresën se së fundi, pas katër vjetësh në detyrë, do të fillojë të promovojë reforma serioze në vend.

Por nëse ky është mendimi i tyre, është pothuajse naiv. Rouhani kurrë nuk ka qenë gjë tjetër, përveçse një shërbëtori besnik i regjimit, që torturon qytetarët e tij dhe i burgos ata për më shumë se 10 vjet, thjesht pse protestojnë ndaj abuzimeve të mëparshme të të Drejtave të Njeriut. Menjëherë pas marrjes së detyrës në vitin 2013, mes duartrokitjeve të zyrtarëve perëndimorë, Rouhani i ktheu shpinën tërësisht të Drejtave të Njeriut duke emëruar Mostafa Pourmohammadi, një figurë udhëheqëse në masakrën e vitit 1988, si Ministër të Drejtësisë.

Zyrtarët e tillë duhet të dalin para drejtësisë, që regjimi iranian të mos jetë i bindur, se mund ti shpëtojë mijëra vrasjeve të paligjshme dhe të gëzojë ende praninë e fytyrave miqësore evropiane në funksionet e saj shtetërore. Drejtësia do të arrihet, vetëm kur bashkësia ndërkombëtare do të ketë guximin të kundërshtojë mohimet absurde dhe anemike të Iranit dhe në vend të kësaj, të përgjigjet me presion të ri ekonomik dhe diplomatik ndaj abuzimeve të regjimit ndaj të Drejtave të Njeriut.