Saturday, July 27, 2024

Iran: Të paktën 110 ekzekutime do të kryhet para 20 marsit 2017

E enjte, 27 tetor 2016

NCRI – Sipas familjarëve të të burgosurve të dënunar me vdekje që ndodhen në burgun qendror të Karaj, autoritetet e burgut u kanë thënë se dënimet e të gjithë atyre që janë dënuar me vdekje, rreth 110 deri në 120 persona, do të zbatohen para fillimit të Viti i Ri iranian më 20 mars 2017, në burgun Qendror të Karajit. Njoftimi ka shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e të burgosurve dhe të familjeve të tyre.

Përveç kësaj, raportet tregojnë se rojet në burgun qendror të Karaj kanë transferuar të burgosurit e dënuar me vdekje, veçanërisht të burgosurit e godinës 5, në godina të ndryshme të burgut.
Familjet thonë se zyrtarët e burgut i zhvendosin të burgosurit e dënuar me vdekje nëpër godina të ndryshme në mënyrë që të parandalojnë protestat dhe trazirat gjatë transferimit të tyre për zbatimin e dënimeve.

Duhet theksuar se zyrtarët e burgut u tremben shumë protestave brenda burgjeve, sidomos në burgjet ku ka një numër të madh të të burgosurve të dënuar me vdekje. Për shkak të kësaj frike dhe për të parandaluar protestat, ata shpesh hyjnë në qelitë e burgut pa paralajmëruar dhe transferojë me forcë të burgosurit në fillim në qeli të izoluara, derisa t’i prangosin e t’u lidhin sytë para se t’i marrin ata për zbatimin e dënimit me vdekje.