Saturday, July 27, 2024

Iran: 12 ekzekutime në burgjet në Karaj, Shiraz, Ahvaz dhe Salmas

E mërkurë, 26 tetor 2016

Regjimi anti-njerëzor i mullahëve vari 12 të burgosur në burgjet qendrore në Karaj, Shiraz, Sepidar e Ahvaz dhe Salmas gjatë ditëve nga 23 deri në 25 tetor. Një nga pesë të burgosurit që u varën në mënyrë kolektive të martën në mëngjes, 25 tetor, ishte një i ri 25-vjeçar i quajtur Saeed Pour-Hassan.

Një ditë parë, tre të burgosur në Shiraz dhe dy vëllezër të rinj nga pakica arabe në Abadan janë varur në burgun Sepidar e Ahvazit. Nga frika e zemërimit të popullit, SSF represive (Forca e Sigurisë së Shtetit) të vendosur në vende të ndryshme në rrethin e Salich Abadan kontrollonin rreptësisht njerëzit.
Gjithashtu më 23 tetor, dy të burgosur kurdë janë varur në burgun e Salmas.
Ndërkohë, Bahram Ghasemi, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të regjimit, e përshkroi rezolutën e fundit të Parlamentit Europian në lidhje me Iranin si “të pasaktë” dhe të bazuar në “informata dhe raporte të rreme “. Ai e quajti shtypjen dhe vrasjen e popullit iranian si një çështje të brendshme dhe tha: “Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që cilido individ apo vend të flasë ose të gjykojë për çështjet tona të brendshme.” (Rrjeti shtetëror i lajmeve, 24 tetor)
Rezistenca iraniane i bën thirrje të gjithë popullit të Iranit dhe veçanërisht të rinjve të guximshëm që të protestojnë kundër dënimit me vdekje brutale. Ajo rithekson se çdo marrëdhënie me regjimin e mullahëve duhet të kushtëzohet me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht me ndalimin e ekzekutimeve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
26 tetor 2016