I burgosuri politik në gjendje kritike në burgun Karaj (Tehrani perëndimor)

341

E hënë, 17 tetor 2016

NCRI – Pavarësisht se në një gjendje kritike, Delshad Vasimi, një i burgosur politik në burgun Rajayee Shahr në Karaj, është kthyer nga spitali në burg, ndërkohë që zyrtarët e burgut madje e kanë penguar të ketë akses në shërbimet shëndetësore. Tani po e lënë në një situatë të komplikuar. Duke pasur shenjat e rrahjeve e madje edhe një simulin të mundshëm ekzekutimi, i burgosuri politik po vuan nga një goditje e rëndë psikologjike dhe është në një gjendje shoku.

Sipas burimeve të të drejtave të njeriut nga Irani, i burgosuri Delshad Vasimi është transferuar në sallën e të burgosurve politikë në burgun Rajayee Shahr të mërkurën 5 tetor, ndërkohë që ka shenjat e lëndimit dhe veçanërisht shenja gërvishtjeje në qafë.
Duke qenë në një gjendje shumë të keqe fizike, Vasimi u dërgua në spital nga salla e të burgosurve politike, por u kthye pa përfunduar trajtimin e tij mjekësor. Më pas u transferua në repartin 7, salla 21, ku mbahen të burgosurit Suni.
Lidhur me gjendjen fizike të Vasimit, një burim i afërt me të ka thënë në Harana: “pas kthimit të tij nga spitali, Vasimi është lënë për disa ditë në një krevat tjetër në hyrje të repartit 7, duke mos qenë në gjendje të hajë ose të flasë dhe në një gjendje gjysmë të pavetëdijshme”
Burimi gjithashtu theksoi: “Delshad ka një çekuilibër të rëndë mendor. Është një pacient në gjendje kritike që duhet shtruar në spital nën mbikëqyrjen e një specialisti. Por, për fat të keq zyrtarët e burgut nuk i kushtojnë vëmendje gjendjes së tij dhe kurrë nuk janë marrë me trajtimin e tij. “
Delshad Vasimi, një qytetar sunit i lindur në vitin 1989 në Paveh dhe me banim në Teheran, u arrestua më 4 korrik, 2016.
Më parë, burimet kishin raportuar për gjendjen e Vasimit kur arriti në sallën e të burgosurve politikë në Rajayee Shahr: “ka shenja në fytyrën dhe një shenjë të madhe, të ngjashme me një shenjë litari rreth qafës”. Duke pasur shenja të rrahjeve dhe madje edhe të një simulimi të mundshëm ekzekutimi, ky i burgosur politik po vuan nga një goditje e rëndë psikologjike dhe është në një gjendje shoku.