Saturday, July 27, 2024

Turqia dhe Arabia Saudite janë kundër përdorimit të milicive të lidhura me regjimin iranian në operacionet në Mosul

E hënë, 17 tetor 2016

Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite, në një konferencë të përbashkët shtypi, kundërshtuan praninë e të ashtuquajturave Forca (të mobilizuara) Popullore Basij të Irakut, të përbëra kryesisht nga shiitë të lidhur me regjimin iranian, në operacionet për t’i rimarrë ISIS-it Mosulin. Ministri i jashtëm turk, Mouloud Chavosh Oglu, dhe homologu i tij saudit, Adel al-Jubeir, morën pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi më 13 tetor pas takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).

Sikurse raportohet, çështja e Irakut ishte një nga temat më të rëndësishme në konferencën për shtyp, si dhe temat kryesore të bisedimeve në mbledhjen e anëtarëve të GCC dhe Turqisë.
Sipas agjencisë së lajmeve turke, Anatolia, z Chavosh Oglu tha se Ankaraja nuk do që njerëzit e Mosulit të detyrohen të zgjedhin midis milicive shiite [të lidhura me regjimin e Iranit] dhe grupit paraushtarak të njohur si Shteti Islamik (ISIS).
Adel Jubeir po ashtu tha se milicitë shiite “të lidhura me Iranin [regjimin] kanë krijuar probleme në vende të tjera të Irakut dhe kanë kryer krime. Po të hyjnë në Mosul, do të jetë një katastrofë. “
Gazeta saudite “Saudi Gazette” e citoi deklaratën e Ministrit të Jashtëm turk në një mënyrë të ndryshme, që nuk është përmendur në raport nga agjencia e lajmeve Anatolia. Në raportin e Gazetës saudite, Chavosh Oglu citohet të ketë thënë: “Prania e ekstremistëve dhe e milicisë shiite është katastrofike dhe Iraku duhet t’i shmangë të dyja rreziqet”.
Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite parashtruan mendimin e tyre mbi mënyrën për të rimarrë Mosulin. Chavosh Oglu tha se është më mirë që populli i (lindur në) Mosulit dhe “vullnetarët lokalë” të udhëheqin operacionet kundër ISIS në Mosul dhe “ushtria e Irakut dhe elementë të tjerë të mund t’u japin atyre ndihmën e nevojshme.” Adel Jubeir tha: “Është më të mirë për Irakun të përdorë Ushtrinë e tij Kombëtare dhe elementë që nuk janë të lidhura me Iranin dhe të mos jenë sektarët që t’i ndihmojnë ata. Megjithatë, Ministrat e Jashtëm turk dhe saudit, në deklaratat e tyre nuk përmendën elementët (kandidatët) ose vullnetarët e tyre të preferuar.
Para takimit me homologët e tij në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe duke folur me Ministrin e Jashtëm të Arabisë rreth Irakut, Ministri i Jashtëm turk po ashtu ka bërë disa bisedime me Ministrin e Jashtëm të regjimit iranian lidhur me këtë çështje.
Regjimi iranian është mbështetësi kryesor i qeverisë qendrore të Irakut dhe gjithashtu mbështet një numër të grupeve të fuqishme të milicisë shiite në atë vend.