Sipas raporteve të mediave shtetërore, në Iran, nga 83 milion njerëz, 23 milion janë fëmijë. Zyrtarët iranianë nuk e kanë raportuar asnjëherë numrin e vërtetë të punëtorëve fëmijë. Sipas raporteve jo zyrtare, në Iran ka mbi 7 milion punëtorë fëmijë.
Hassan Mousavi Chlak, kryetar i punonjësve socialë të Iranit, thotë se, me nivelin e varfërisë në Iran dhe mungesën e buxhetit për të mbështetur familjet, do të shohim gjithnjë e më shumë fëmijë që punojnë nëpër rrugë.
Ai thotë se, për sa kohë që shkaku i varfërisë të mos jetë eliminuar, do të shohim gjithnjë e më shumë fëmijë që punojnë nëpër rrugë. Ai nuk e përmend shkakun kryesor të varfërisë në vend. Por megjithatë, media të tjera shtetërore raportojnë vazhdimisht se shkaku i vërtetë i varfërisë në Iran është korrupsioni sistematik i regjimit.
Fëmijët në Iran janë viktima të politikave shkatërrimtare të regjimit. Shumë familje nuk mund t’i çojnë fëmijët në shkollë thjesht sepse nuk i përballojnë dot shpenzimet e nevojshme. Miliona fëmijë detyrohen të punojnë nëpër rrugë për të kontribuar në të ardhurat e familjes.
Shumë nga institucionet shtetërore të Iranit e përdorin punën e fëmijëve. Kontraktuesit marrin në punë rregullisht fëmijë, madje edhe pesë vjeç, për punë si menaxhimi i mbetjeve.