Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit javët e fundit ka bërë përpjekje të mëdha për të sjellë në vëmendje trashëgiminë e dhunimeve të të drejtave të njeriut të kryera apo të mundësuara nga kandidati kryesor në farsën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të regjimit iranian.
Nëse nuk ndodh asgjë e papritur për ta ndryshuar këtë rezultat përpara 18 qershorit, tre javë më vonë, nga 10 deri më 12 korrik, do të zhvillohet pa dyshim një diskutim gjithëpërfshirës mbi pasojat e tij në tubimin e përvitshëm të mërgimtarëve iranianë dhe mbështetësve politikë. Vitet e mëparshme, evente të tilla kanë tërhequr turma me mbi 100,000 njerëz, dhe eventi i 2018-ës tërhoqi madje edhe vëmendjen e një skuadre operativësh terroristë iranianë të cilët tentuan të shpërthenin një bombë në vendin e zhvillimit të tubimit dhe të vrisnin presidenten e zgjedhur të NCRI-së, zonjën Maryam Rajavi. Organizatori i atij komploti, diplomati iranian Assadollah Assadi, u dënua me 20 vjet burg në shkurt, pas një gjykimi ku u vërtetua se ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij kishin vepruar nën urdhra të marra nga nivele të larta brenda regjimit iranian.