Gjatë viteve, regjimi iranian ka pranuar një sërë traktatesh të rëndësishme ndërkombëtare detyruese me partnerë kontraktualë nga pothuajse çdo vend i botës. Regjimi i ka pranuar publikisht detyrimet qe vijne nga traktatet – megjithatë vazhdon të shkelë kushtet e këtyre traktateve çdo ditë, nëpërmjet torturës, ndalimit arbitrar dhe heqjes së të drejtës së grave dhe pakicave.
Teherani është kritikuar në mënyrë rutine nga organet e OKB-së dhe raportuesit specialë, më shpesh se pothuajse çdo shtet tjetër në botë. Me refuzimin e regjimit iranian për t’i dhënë fund abuzimeve të të drejtave të njeriut në vend, rezolutat e OKB-së për Iranin shpesh identifikojnë të njëjtat shkelje vit pas viti.
Përpara se të gërmojmë në shkeljet e të drejtave të njeriut të regjimit gjatë gjithë marsit 2022, këtu është një përzgjedhje e mizorive që ata kanë kryer gjatë katër dekadave të fundit.
- Torturë dhe trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues, ose dënim duke përfshirë fshikullimin dhe amputimin.
- Ekzekutime të shumta janë kryer në kundërshtim me garancitë e njohura ndërkombëtarisht, përkatësisht ekzekutimet publike dhe ekzekutimet e të miturve.
- Rreziku i ekzekutimit për ata që janë në robëri dhe me nje shumicë që përballen rregullisht me gjyqe të vonuara të ekzekutimit, është bërë rutinë për zyrtarët e burgjeve të regjimit.
- Diskriminimi në rritje, dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, ndaj anëtarëve të pakicave fetare, qofshin të njohura apo jo.
- Ndalimi dhe shtypja e dhunshme e grave që ushtrojnë të drejtat e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore, vendosja e dënimeve kundër këtyre grave, një fushatë frikësimi kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut të grave dhe diskriminimi i vazhdueshëm ndaj grave dhe vajzave në ligj dhe praktikë.
- Kufizimet e vazhdueshme, sistematike dhe të ashpra për lirinë e protestave paqësore, lirinë e organizimit dhe lirinë e mendimit dhe të shprehjes, si dhe bllokimin periodik të internetit.
Trendi i vazhdueshëm i represionit dhe i shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran gjatë marsit 2022 nuk tregoi shenja ngadalësimi. Situata në vend vazhdon të përkeqësohet me kalimin e çdo muaji dhe populli iranian është ai që ka mbetur duke vuajtur nën sundimin e teokracisë mesjetare.