Wednesday, May 22, 2024

Kongresi i SHBA-së Miraton Projektligje Gjithpërfshirëse që Shënjestrojnë Regjimin e Iranit

Në një demonstrim të vendosur të unitetit dypartiak në kundërshtimin e regjimit iranian, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i Shteteve të Bashkuara kanë miratuar “Aktin e Shekullit të 21-të të Paqes Përmes Pushtetit“, një projektligj i propozuar nga kryetari Michael McCaul i Komitetit të Punëve të Jashtme. Kjo mbështetje dërrmuese nga të dyja palët nënvizon seriozitetin e çështjes dhe angazhimin e përbashkët për ta adresuar atë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, miratoi projektligjin, duke e forcuar më tej rëndësinë e tij.

“Akti i Shekullit të 21-të i Paqes Përmes Pushtetit” është një ligj gjithëpërfshirës me 15 seksione, gjashtë prej të cilave synojnë në mënyrë specifike të kundërshtojnë aktivitetet malinje të regjimit iranian dhe janë si vijon:

    1. 1. Projektligji “ndalon mbrojtjen e naftës së regjimit iranian”“imponon sanksione gjithëpërfshirëse mbi shitjet e naftës të regjimit dhe ofron mekanizma që bllokojnë rrugën për të anashkaluar sanksionet ekzistuese.
    2. Projektligji “Lufta dhe kundërvënia e eksportit të gjerë të raketave të regjimit të Iranit” ndalon ata që marrin pjesë në aktivitetet e raketave të regjimit. Çdokush i përfshirë në furnizimin, shitjen, transferimin ose mbështetjen e raketave dhe dronëve të Iranit do të bojkotohet.
    3. Projektligji “Zbatimi i sanksioneve ndaj Liderit Suprem dhe Presidentit të regjimit për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e terrorizmit” duke përfshirë Ministrinë e Inteligjencës, Gardën Revolucionare, policinë dhe drejtësinë.
    4. Projektligji “Asnjë teknologji për terrorin” ndalon ashpër eksportin e mallrave dhe teknologjive amerikane në Iran, duke përfshirë eksportin e asaj që përdoret për të ndërtuar raketa dhe Dron në të gjithë Lindjen e Mesme ose kundër Ukrainës.
    5. Projektligji “Të mbajë përgjegjësi liderët iranianë” synon të rrisë transparencën në lidhje me asetet financiare të zyrtarëve iranianë dhe grupeve terroriste të lidhura
    6. Projektligji “Akti i Sanksioneve të Energjisë Iran- kënez i vitit 2023” vendos gjoba ndaj institucioneve të huaja financiare të përfshira në transaksione të rëndësishme me sektorin energjetik të Iranit, duke kontribuar në izolimin ekonomik të regjimit.

Qëllimi i “Akti për Ndalimin e Mbajtjes së Naftës Iraniane “ ose “Akti SHIP” është të zvogëlojë të ardhurat e regjimit iranian nga eksportet e naftës, të ardhura që financojnë terrorizmin në rajon. Ai synon të vendosë sanksione ndaj subjekteve të huaja që ndihmojnë regjimin, d.m.th., portet e huaja që pranojnë me vetëdije dërgesat e naftës iraniane, rafineritë që përpunojnë me vetëdije naftën iraniane, individët dhe kompanitë e përfshira në transportin, shkarkimin apo në procese të tjera që kanë të bëjnë me naftën iraniane, përfshirë transfertat ndërmjet anijeve. Përfaqësuesi Michael Lawler i Nju Jorkut prezantoi për herë të parë Aktin SHIP.

Akti për Kundërshtimin dhe Luftimin e Eksportit të Shfrenuar të Raketave Iraniane, i njohur gjithashtu si “Akti LUFTO KRIMIN”, synon të pengojë zhvillimin dhe përhapjen e raketave balistike dhe dronëve në Teheran. Ai sanksionon individët dhe subjektet që blejnë, transferojnë, zhvillojnë ose mbështesin raketat dhe dronët e regjimit, duke përfshirë furnizimin e materialeve, pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta zhvillimi ose importin/eksportin e pajisjeve përkatëse. Ky projektligj në mënyrë specifike “kërkon zgjerimin e kufizimeve në lidhje me raketat, kufizime të përcaktuara në Aneksin B të Rezolutës 2231 (2015) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, përdor “të gjitha autoritetet në dispozicion për të kufizuar mundësitë e prodhimit vendas të raketave balistike në Iran”, lufton dhe pengon “transferimin e armëve, pajisjeve, materialeve dhe teknologjisë konvencionale dhe jokonvencionale drejt Iranit, nga Irani, ose që përfshin qeverinë e Iranit.” Ky projektligj u prezantua fillimisht nga Kryetari Michael McCaul i Teksasit.

Akti Mahsa Amini për të Drejtat e Njeriut dhe Llogaridhënien e Forcave të Sigurisë, i njohur gjithashtu si “Akti MAHSA”, thekson rolin e Ebrahim Raisit si dikush që “ka mbështetur shtypjen më të fundit ndaj protestuesve dhe është vetë një dhunues i të drejtave, pasi ka shërbyer në një “komision të vdekjes” në vitin 1988 që çoi në ekzekutimin e disa mijëra të burgosurve politikë në Iran.” Ky akt, të cilin e prezantoi për herë të parë Përfaqësuesi Jim Banks i Indianës, synon të sanksionojë zyrtarët e regjimit iranian për abuzime të të drejtave të njeriut dhe mbështetje të terrorizmit. Këtu përfshihen Udhëheqësi Suprem Khamenei dhe zyrtarët e tij, Presidenti Ebrahim Raisi dhe zyrtarët e tij, si dhe entitete të mbikëqyrura nga zyra e Udhëheqësit Suprem të lidhura me abuzimet e të drejtave të njeriut ose terrorizmin. Ndër ata që mund të bëhen subjekt i sanksioneve përfshihen “Udhëheqësi Suprem i Iranit dhe çdo zyrtar në Zyrën e Udhëheqësit Suprem të Iranit. Presidenti i Iranit dhe çdo zyrtar në Zyrën e Presidentit të Iranit ose në kabinetin e Presidentit, duke përfshirë ministrat e kabinetit dhe nënkryetarët ekzekutivë.” Gjithashtu mund të përfshihen “çdo entitet, përfshirë fondacionet dhe konglomeratet ekonomike, i mbikëqyrur nga Zyra e Udhëheqësit Suprem të Iranit, i cili është bashkëpunëtor në financimin ose mundësimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut apo mbështetjes për terrorizmin”. Si dhe “çdo zyrtar i çdo entiteti që zotërohet ose kontrollohet nga Udhëheqësi Suprem i Iranit ose Zyra e Udhëheqësit Suprem të Iranit”. Këtu përfshihen Gjyqësori, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), forca të tjera represive nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Forcat Basij.

“Akti Jo Teknologji për Terror” i bën të përhershme kufizimet ekzistuese të kontrollit të eksportit të SHBA që ndalojnë transferimin e teknologjisë së prodhuar nga Amerika drejt regjimit iranian, i cili e përdor këtë teknologji për të ndërtuar sisteme armësh si dronët dhe raketat. Ky projektligj u prezantua fillimisht nga Përfaqësuesi Nathaniel Moran nga Teksasi.

“Akti i vitit 2024 për Llogaridhënien e Liderëve Iranianë” synon të rrisë transparencën në lidhje me financat e liderëve të regjimit të Iranit. I prezantuar fillimisht nga Përfaqësuesi French Hill i Arkansas, projektligji kërkon një raport nga Presidenti mbi pasuritë e disa zyrtarëve të regjimit iranian dhe udhëheqësve terroristë. Projektligji kërkon që institucionet financiare amerikane të mbyllin llogaritë e raportuara dhe Departamenti i Thesarit të kërkojë mbylljen e llogarive të tilla në institucionet financiare të huaja. Ata që i nënshtrohen një raporti të tillë përfshijnë 21 individë ose anëtarë të institucioneve, si Lideri Suprem, Presidenti, Këshilli i Gardianëve, Këshilli i Përshtatshmërisë, Ministri i Inteligjencës dhe Komandanti dhe Zëvendëskomandanti i IRGC-së.

“Akti i vitit 2023 i Sanksioneve të Energjisë Iran-Kinë” synon të kufizojë blerjen e naftës ose produkteve të naftës të regjimit iranian. Ai shënjestron institucionet financiare kineze që merren me blerjet e naftës iraniane. Përfaqësuesi Michael Lawler i Nju Jorkut e prezantoi për herë këtë parë.

Lidhja e zgjidhjes:BILLS-118hr8038ih