Wednesday, February 1, 2023

Zyrtari Saudit i Mbrojtjes Sulmon Regjimin Iranian Lidhur me Sulmin në Aeroport

Nga Mohammad Sadat Khansari

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite është zotuar se do ti “konfrontojë dhe parandalojë” militantët terroristë të dërguar nga regjimi iranian, pas sulmit mbi Aeroportin Ndërkombëtar Abha të mbretërisë të mërkurën nga militantët Houthi të mbështetur nga Irani.

Princi Khalid bin Salman tha në një seri postimesh në llogarinë e tij zyrtare në Twitter: “Do të merren masat e duhura ndaj këtyre militantëve terroristë. Do të ngrihemi kundër gjithë atyre që duan të dëmtojnë sigurinë dhe interesat tona, dhe do të vazhdojmë t’i zbatojmë të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Ai shpjegoi se ky sulm, i cili plagosi civilë të pafajshëm, është vazhdim i sjelljes imorale dhe kriminale të mullahëve të Iranit, duke e ekspozuar botën ndaj “pakujdesisë së përshkallëzimit të Iranit dhe rrezikut që kjo gjë paraqet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Ai tha: “Për 40 vjet, regjimi iranian ka përhapur kaos, vdekje e shkatërrim duke sponsorizuar dhe financuar organizata terroriste, përfshirë Houthi-t… Regjimi Iranian është e vetmja palë në rajon që ka shkaktuar përshkallëzim të pakujdesshëm, përmes përdorimit të raketave balistike dhe UAV-ve për të marrë direkt në shënjestër instalacionet civile dhe civilë të pafajshëm.”

Princi Khalid tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa për t’iu shmangur “pasojave të rënda” që do të vijnë si rezultat i “agresionit dhe përshkallëzimit të pakujdesshëm” e të vazhduar të regjimit iranian, qoftë drejtpërdrejt apo përmes grupeve terroriste proksi. Ai tha se Arabia Saudite do t’i konfrontojë krimet e Houthi-ve me “vendosmëri të patundur”.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka deklaruar se është në interesin e popullit iranian si dhe të paqes e sigurisë rajonale që regjimi iranian dhe forcat e tij të dëbohen nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani.