
Ish-ambasador iranian në Shqipëri dhe kreu i një rrjeti terrorist të sanksionuar nga SHBA
Gholamhossein Mohammadnia, ish-ambasadori iranian në Shqipëri, u sanksionua nga qeveria amerikane në mars 2025. Masa u bë për shkak të rolit të tij në aktivitetet terroriste nga Ministria iraniane e Inteligjencës, duke përfshirë rrëmbimin e shtetasit amerikan Robert (Bob) Levinson, dhe përpjekjen e tij për të mbuluar çështjen.
Mohammadnia u emërua si ambasador i Iranit në Shqipëri në vitin 2016, por u dëbua nga vendi në dhjetor 2018 për tentativë për bomba dhe operacione terroriste kundër Muxhahedinëve iranianë, MEK.
Mohammainia ishte një mjeshtër i fushatës së dezinformimit dhe demonizimit kundër anëtarëve të MEK në Shqipëri. Me ndihmën e ndërlidhësit famëkeq të shërbimit sekret iranian (MOIS) në ambasadë, ai krijoi një rrjet spiunësh të disa iranianëve që ishin dëbuar më parë nga Ashraf, ku ishte vendosur MEK. Anëtarët e këtij rrjeti tashmë operojnë në Shqipëri me emrin “Shoqëria Nejat”. Një nga këta individë ishte Hassan Heyrani, i cili u dëbua nga Shqipëria në fillim të vitit 2023 si non grata për aktivitete shkatërruese. Megjithatë, ndërsa Heyrani ishte në Shqipëri, ai rekrutoi një të ri shqiptar të quajtur Aldo Sulollari si lakej të MOIS. Së fundmi, Sulollari është emëruar nga MOIS si kryetar i Shoqërisë Nejat në Shqipëri për shërbimet e tij dhe merr paratë fshehurazi. Pas dëbimit të Mohammadnia-s dhe mbylljes së ambasadës, ky rrjet u lidh drejtpërdrejt me MOIS në Iran.
Mund të shihet qartë se Shoqëria Nejat dhe anëtarët e saj, si Sulollari, janë pula që janë prodhuar nga vezët e shtruara nga një kriminel i quajtur Mohammadnia nën maskën e një diplomati në ambasadën iraniane në Tiranë. Disa nga anëtarët e Shoqërisë Nejat dyshohen se kanë marrë para nga forca terroriste Quds e regjimit iranian dhe janë nën hetim nga SPAK.