Thursday, February 9, 2023

SHBA Vë Sanksione të Mëtejshme Mbi Regjimin Iranian

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara morën masa për t’i ndërprerë furnizimet e naftës së regjimit iranian në Siri, duke theksuar se Teherani i ka vënë vetes misionin për ta “dominuar” Lindjen e Mesme.

Këto sanksione janë më të fundit në një seri të gjatë që është paraqitur gjatë vitit të shkuar. Në këtë rast të fundit, sanksionet kanë në shënjestër specifikisht dy kompani me bazë në Liban. Këto dy kompani kanë importuar sasi të mëdha nafte nga Irani në Siri – siç dyshohet, dhjetëra mijëra ton metrik.

Dy kompanitë quhen BS Company dhe Synergy SAL.

Roli i regjimit iranian në Siri ka qenë tepër negativ që kur nisi ndërhyrjet disa vite më parë. Pa ndërhyrjen e Teheranit, shumë njerëz besojnë se lufta civile e Sirisë do të kishte përfunduar shpejt. Regjimi Iranian ka ofruar ndihmë të madhe ushtarake në formën e armëve, ushtarëve, personelit trajnues dhe të ofrimit e financimit të grupeve të shumta militante.

Regjimi iranian vazhdon të ketë për qëllim dominimin rajonal, ndonëse është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë vitit të fundit dhe sidomos gjatë muajve të fundit . Ka humbur tepër shumë nga të ardhurat e naftës, të cilat i nevojiten dëshpërimisht, dhe e ka të pamundur t’i financojë lakenjtë e tij në rajon, veçanërisht Hezbollahun famëkeq libanez që po përballet me vështirësi financiare.