Monday, September 9, 2024

Zyrtari i Jemenit Fajëson Houthi-t dhe Regjimin Iranian për Vdekjen e Afërsisht 1,400 Fëmijëve

Një zyrtar i lartë i Jemenit ka fajësuar grupin terrorist Houthi dhe padronët e tij iranianë për vrasjen e gati 1,400 fëmijëve dhe të mbi 800 grave në Jemen, që kur nisi lufta në 2014.

Ministri jemenas i të drejtave të njeriut, Mohammed Askar tha: “Qindra fëmijë e gra janë vrarë që nga marsi deri në gusht të këtij viti.”

Ministria, në një raport që do të dalë së shpejti, ka dokumentuar shifrat zyrtare të 1,372 fëmijëve dhe 814 grave të vrara si rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes ushtarake të Iranit në Jemen. Në total, 13,389 persona janë vrarë që kur Houthi-t mësynë kryeqytetin Saana dhe e detyruan qeverinë legjitime të largohet.

Askar tha: “Irani ia ka dalë t’i kthejë Houthi-t në një vegël ushtarake dhe kërcënon paqen e sigurinë ndërkombëtare, sidomos në korridoret lundruese të Jemenit si Bab Al-Mandab dhe ujërat fqinje. Irani gjen në shembjen e shteteve (si Jemeni) një mundësi ideale për të eksportuar ideologjinë e tij të revolucionit të Khomeini-t, dhe për të zgjeruar ndikimin e tij rajonal.”

Askar e kritikoi ashpër Iranin për sjelljen e tij destabilizuese në Jemen, duke cituar prova nga OKB se Irani po i ofron armë Houthi-ve, përfshirë raketa dhe armë anti-tank