Friday, March 29, 2024

Franca i Thotë Diplomatëve të mos Shkojnë në Iran

Franca u ka thënë të gjithë diplomatëve të saj dhe zyrtarëve të ministrisë së jashtme t’i shtyjnë pa afat të gjitha udhëtimet e padomosdoshme për në Iran, për shkak të tentativës së Regjimit Iranian për të bombarduar një mbledhje të rezistencës në Paris në qershor dhe të agresionit të shtuar iranian kundër Francës, në një mesazh të parë nga Reuters.

Mesazhi thoshte se sulmi terrorist, i cili u parandalua fatmirësisht nga autoritetet europiane para se të lëndohej kush, ishte një shenjë e agresionit të shtuar të Iranit kundrejt Francës.

Maurice Gourdault-Montagne, sekretari i përgjithshëm i ministrisë, ka shkruar: “Sjellja e autoriteteve iraniane lë të kuptohet se pozicioni i tyre përballë vendit tonë si dhe përballë disave nga aleatët tanë është ashpërsuar. Duke marrë parasysh rreziqet e njohura të sigurisë … të gjithë zyrtarëve të departamentit, qoftë nga qendra apo nga postet (jashtë vendit), u kërkohet të shtyjnë deri në një njoftim të mëtejshëm, përveç rasteve urgjente, çdo plan udhëtimi për në Iran.”

Kjo është gjëja e duhur për Francën, por ajo duhet të shkojë edhe më tej dhe t’i ndërpjesë plotësisht lidhjet me shtetin mashtrues.

 

Sulmi terrorist

Më 30 qershor, grupi opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), mbajti tubimin e tij të përvitshëm Irani i Lirë, ku mbi 100,000 aktivistë, politikanë, e personalitete nga e gjithë bota u mblodhën për të bërë thirrje që t’i jepet fund regjimit të mullahëve në Iran dhe për mbështetjen ndaj Rezistencës Iraniane, të drejtuar nga Maryam Rajavi.

Regjimi udhëzoi një nga diplomatët e tij në Vienë, Assadollah Assadi, që të paguante terroristët (një çift belg të lindur në Iran) dhe t’u jepte atyre eksplozivët që duheshin për të shkaktuar plagosje e vdekje të pallogaritshme në këtë tubim.

Çifti u arrestua në Belgjikë, me eksplozivët në makinën e tyre, përpara se të mund ta realizonin sulmin. Assadi u arrestua në Gjermani, ku nuk ka imunitet diplomatik, dhe do të ekstradohet në Belgjikë për të marrë gjykimin.

Kjo nuk është hera e parë që Regjimi Iranian përpiqet të heqë qafe opozitën e tij të organizuar. Më 22 mars 2018, dy iranianë u arrestuan me akuzën e terrorizmit në Tiranë. Gjithashtu të hënën, më 20 gusht 2018, Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi se dy iranianë ishin arrestuar me akuzën e spiunazhit për regjimin iranian. Të dyshuarit, Ahmadreza Mohammadi-Doostdar, 38, dhe Majid Ghorbani, 59, dyshohet se ishin të përfshirë në survejimin e organizatave dhe individëve të konsideruar armiq nga regjimi iranian, nga ku, më e spikatura është organizata PMOI/MEK.