Punëtorët e çelikut të Ahvazit protestojnë për rrogat e papaguara
Punëtorët e Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Ahvazit organizuan një protestë më 29 gusht, 2018 për rrogat e tyre të papaguara duke thirrur: Do të këmbëngulim, o do të vdesim, o do t’i rifitojmë të drejtat tona.
Në ditën e 12-të të grevës së tyre, punëtorët e çelikut u mblodhën përpara zyrës së guvernatorit të Ahvazit për të protestuar ndaj rrogave të papaguara dhe mospërfilljes së zyrtarëve. Ata thërrisnin:
Do të këmbëngulim, o do të vdesim, o do t’i rifitojmë të drejtat tona.
Sot është ditë zie sepse jetët e punëtorëve po shkatërrohen.
Khamenei i regjimit iranian thotë se Europa nuk mund ta shpëtojë paktin bërthamor, apo të ndihmojë ekonominë
Udhëheqësi Suprem i Regjimit Iranian Ajatollah Ali Khamenei të mërkurën hodhi dyshime mbi aftësinë e vendeve europiane për ta shpëtuar paktin bërthamor të vitit 2015 të Iranit me fuqitë botërore, pakt që tashmë është i kërcënuar si pasojë e tërheqjes së SHBA-së, dhe tha se Teherani ndoshta do ta braktisë marrëveshjen.
Khamenei e ka porositur Presidentin Hassan Rouhani të mos mbështetet shumë në suportin europian teksa mbi të është rritur presioni brenda vendit për shkak të menaxhimit të ekonomisë nga ana e tij përballë sanksioneve amerikane, me ministrat kryesorë që sulmohen nga parlamenti.
Rritet Shqetësimi mbi Fatin e të Burgosurit të Torturuar Kurd
Misteri ende e mbulon gjendjen dhe fatin e Farhad Abdollahpour, i cili u arrestua më 30 qershor 2018, nga forcat e inteligjencës së IRGC, dhe ka qenë praktikisht i humbur që nga korriku.
Familja e Abdollahpour, nga Oshnavieh në Iranin veri-perëndimor, pati mundësinë ta vizitonte shkurtimisht pas arrestimit të tij në Qendrën e Paraburgimit të Inteligjencës së IRGC në Urmia. Ata raportuan se kishin parë shenja torture në trupin e tij. Pyetjet e mëtejshme të tyre rreth statusit të tij aktual dhe arsyes së arrestimit kanë mbetur pa përgjigje nga Gjykata e Oshnavieh dhe Zyra e Inteligjencës së IRGC.