Nga Stafi
15 shkurt 2019
Zv.Presidenti amerikan Mike Pence tha, se Irani është “kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme” gjatë një fjalimi në Konferencën e Varshavës mbi politikën ndërkombëtare për rajonin, të enjten.
Për dyzet vjet, vuri në dukje Pence, Mullahët në Teheran kanë bërë kërdi në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së tyre ndaj grupeve dhe milicive terroriste (Hezbollahut dhe Hamasit), programeve bërthamore dhe ndërhyrjeve në konflikte ( Siria dhe Jemeni), por tashmë kjo duhet të përfundojë.
Ai shtoi, se trupat iraniane po mbështesin diktaturën e Bashar Assad në Siri, ndërsa në Jemen, rebelët Houth të mbështetur nga Irani zëvendësuan qeverinë legjitime dhe kërkojnë të shkatërrojnë çdo përpjekje për paqe. Në Irak, milicia e mbështetur nga Irani po shkatërrojnë opozitën iraniane dhe po vjedhin ndihmat ndërkombëtare, që synojnë të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet nga ISIS.
Pence foli gjithashtu për mënyrën se si regjimi po përkrah një tjetër Holokaust, ndërsa mohon të parën, dhe kërkon të fshijë Izraelin nga harta. Duke vënë në dukje se Hezbollahu i mbështetur nga Irani në Liban ka një sasi prej mbi 100,000 raketash, të pajisura me sisteme udhëzuese të avancuara të furnizuara nga Irani.
Pence tha: “Regjimi iranian është sponsori kryesor i terrorizmit në botë. Ata kanë bombarduar ambasadat amerikane, kanë vrarë qindra trupa amerikane, dhe madje edhe sot e kësaj dite, ata mbajnë peng qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore. Irani ka kundërshtuar ashpër sanksionet e Kombeve të Bashkuara, ka shkelur rezolutat dhe ka planifikuar sulme terroriste në tokën evropiane “.
Dhe si janë në gjendje ata ta bëjnë këtë? Duke plaçkitur popullin iranian.
Populli iranian, i cili ka luftuar për më shumë se 100 vjet për demokracinë që do të vijë, është viktima më e madhe e regjimit.
Pence tha: “Regjimi autoritar në Teheran shtyp lirinë e fjalës dhe të grumbullimit, persekuton pakicat fetare, brutalizon gratë, dhe ekzekuton njerëzit homoseksual”.
Ai vazhdoi: “Për popullin (Iranian), kanë qenë 40 vjet korrupsion, 40 vjet repression, 40 vjet terrorizëm dhe 40 vjet dështim”.
Kjo është arsyeja pse SHBA mbështet popullin iranian në kryengritjen e tyre kundër mullahëve, sepse ata meritojnë të jetojnë të lirë si çdo popull tjetër.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), ose marrëveshja bërthamore, majin e kaluar duke cituar, se marrëveshja dështoi ta mbante botën të sigurt. Kjo çoi në rivendosjen e sanksioneve kundër regjimit.
Pence tha se Presidenti Trump kishte të drejtë ta bënte këtë, sepse marrëveshja e përgjithshme në konferencën e Varshavës është, se Irani është bërë më agresiv, që kur u nënshkrua ajo.
Megjithë listën e sukseseve të shumta të kësaj politike, Pence kritikoi partnerët kryesorë evropianë të SHBA-ve se kanë punuar në mënyrë aktive kundër tyre, me krijimin e një mekanizmi të veçantë financimi.
Pence tha: “Ne e quajmë atë një përpjekje për të shkelur sanksionet amerikane kundër regjimit revolucionar vrasës të Iranit. Është një hap i keq-këshilluar, që vetëm do ta forcojë Iranin, do të dobësojë BE dhe do të krijojë më shumë distancë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara “.
Ai tha, se SHBA do të bëhen më të ashpër ndaj Iranit derisa të shohë një ndryshim në sjelljen e tij dhe inkurajoi Europën që të mbështesë Amerikën dhe, më e rëndësishmja, popullin iranian.
Pence tha: “Të gjithë ne duhet të qëndrojmë të fortë (për t’u përballur me regjimin). Ndërsa ekonomia e Iranit vazhdon të përkeqësohet, kur populli i Iranit po proteston në rrugë, kombet liridashëse duhet të qëndrojnë së bashku duke bërë regjimin iranian të përgjegjshëm për të keqen dhe dhunën që u ka shkaktuar popullit të tij, rajonit dhe gjithë botës. “