Intensifikimi i valës së grevave të punëtorëve iranianë të hekurudhave

398

 

Iran, 17 shkurt 2019 – Gjatë javëve të fundit, grevat dhe protestat e punëtorëve të hekurudhave në rajone të ndryshme të Iranit janë intensifikuar. Shumica e grevistëve janë të punësuar nga kompani kontraktuese si Travers, dhe rrogat e tyre nuk janë të garantuara. Në disa raste, punëtorët nuk e kanë marrë rrogën për më shumë se 20 muaj.

Këta punëtorë nuk kanë kontrata zyrtare dhe detyrohen nga punëdhënësit të punojnë me kushte të padrejta, që ndonjëherë quhen “kontrata të bardha.” Nuk ka mbështetje ligjore dhe gjyqësore për të drejtën e tyre më bazë, e cila është të kompensohen për punën e rëndë.

Për të marrë të drejtat, punëtorët me kontratë kanë formuar sindikata dhe unione me punëtorë të tjerë dhe kanë organizuar lëvizjen e tyre për t’i vënë regjimin dhe kompanitë e mbështetura nga ai përpara përgjegjësisë për të respektuar të drejtat e tyre.

 

Të enjten, pothuajse 600 punëtoër hekurudhash në Marand, Jolfa dhe Ajab Shir të provincës së Azerbaixhanit zhvilluan demonstrata në protestë ndaj mos-marrjes së rrogave.

Punëtorët përballen gjithashtu me probleme siguracioni dhe bonuse të vogla vjetore përveç mos-marrjes së rrogave në kohë.

Një problem tjetër është se kontratat po bëhen gjithnjë e më të vogla. Aktualisht shumë nga punëtorët e hekurudhave kanë kontrata 15-ditore, gjë që është pa precedent. Ndërkohë që kohëzgjatja e kontratave reduktohet, kushtet e punës përkeqësohen. Në rrethana të tilla, siguria e punës nuk ka kuptim. 

Regjimi iranian së fundmi ka shfuqizuar 400 vagonë të dëmtuar nga sistemet e hekurudhave dhe nuk ka plane për t’i zëvendësuar. Kjo gjë do të rrezikojë punët e 3,000 punëtorëve të mikpritjes, elektriçistëve dhe punëtorëve të riparimit.

Fabrika e vagonëve të trenave në Arak po anon ngadalë për nga mbyllja dhe punëtorët e saj po u bashkohen radhëve të miliona iranianëve të papunë. Dhe problemet e transportit të Iranit mbeten të pazgjidhura ndërsa regjimi iranian vazhdon ta shpërdorojë pasurinë e vendit për ndezjen e konflikteve dhe dhunës në vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe për mbushjen e xhepave të proksive të tij terroristë si Hezbollah në Liban dhe Houthi në Jemen.