Monday, February 6, 2023

Gratë e Iranit Vazhdojnë të Luftojnë për Barazi

40-vjetori i Revolucionit Islamik po festohet nga regjimi klerikal në Iran. Gjatë katër dekadave të kaluara, populli i Iranit ka jetuar nën një shtypje kaq ekstreme sa shumica e njerëzve në vende të lira e demokratike thjesht nuk mund ta kuptojnë.

Një shënjestër e veçantë e regjimit kanë qenë gratë e Iranit dhe shtypja e tyre ka ndikuar në tërësinë e shoqërisë.

Komiteti i Grave të NCRI-së e ka theksuar gjendjen e grave dhe punon për të përmirësuar të drejtat e grave në Iran së bashku me organizatat për të drejtat e grave në botë.

Ky kokmitet ka tërhequr vëmendjen ndaj ideologjisë së regjimit, duke treguar se misogjinia daton që përpara Revolucionit Islamik. Në vitin 1962, Khomeini i pati shkruar Shahut duke e këshilluar që “interesave të shtetit mund t’u shërbehet më mirë duke ruajtur mësimet fetare të Islamit dhe qetësinë e zemrës”, duke nxjerrë si përfundim që e drejta e grave për të votuar nuk duhet të lejohet.

Në vitin 1979, pothuajse menjëherë pas revolucionit të shkurtit, Khomeini shfuqizoi Ligjin për Mbrojtjen e Familjes – ligjin që u jepte grave të drejta familjare. Shumë shpejt pas kësaj, shërbimet sociale për gratë u anulluan dhe gjykatëseve femra iu ndalua të punonin në gjykatë.

Gjatë viteve, mori masa të rënda për mbulimin e detyrueshëm, duke lejuar që gratë që konsideroheshin si të pambuluara si duhet të sulmoheshin në rrugë. Komiteti i Grave ka rikujtuar se në 2014-ën ka patur një numër sulmesh me acid dhe me thikë ndaj grave. Për më tepër, këto sulme janë kryer nga banda të mbështetura nga qeveria.

Që kur Presidenti aktual Hassan Rouhani mori detyrën, besohet se të paktën 87 gra janë ekzekutuar. Gjatë viteve tetëdhjetë, dhjetëra mijëra gra – anëtare të PMOI – janë vrarë. Thjesht për faktin se kishin ushtruar të drejtën e tyre për liri shprehjeje. Shumë nga këto gra ishin nëna e gjyshe të moshuara, disa ishin shtatëzëna dhe të tjera vetëm adoleshente.

Pavarësisht përpjekjeve të regjimit për t’i heshtur, gratë e Iranit e kanë bërë shumë të qartë se do të vazhdojnë t’i ngrenë zërat e tyre pavarësisht pasojave. Shoqëria iraniane në tërësi përfiton nga inputi i grave të forta e të vendosura iraniane.

Edhe NCRI i vlerëson gratë, dhe udhëheqësja femërr – znj. Maryam Rajavi – siguron që ato nuk do të përjashtohen kurrë nga liria e shprehjes dhe trajtimi si të barabarta. Gratë në Iran, me mbështetjen e plotë të Rezistencës Iraniane, janë duke “paguar çmimin e lirisë dhe po kthejnë faqen e historisë në atdheun e tyre”. Ato po përpiqen të sigurojnë që vajzat dhe mbesat e tyre në vitet e ardhshme do të jenë në gjendje të gëzojnë një vend të drejtë në shoqëri krah për krah me meshkujt.

Komiteti i Grave  së bashku me burrat e gratë në rrugët e Iranit po luftojnë kundër dhunës ndaj grave, kundër martesave të detyruara të vajzave të vogla, si dhe për mbrojtjen e grave.

Khomeini ka thënë se barazia mes burrave e grave është “një shkelje rrënjësore e disa prej rregullave më thelbësore të Islamit dhe shkon kundër disa prej urdhëresave më të qarta të Kuranit”. NCRI e ka kritikuar regjimin për një interpretim kaq misogjinist të Islamit.

Nën sundimin e regjimit klerikal në Iran, dhuna ndaj grave dhe forma të tjera të misogjinisë vazhdojnë të jenë sistematike në shumë vende.

Për pjesën tjetër të botës, Regjimi Iranian pretendon se është i përkushtuar ndaj të drejtave të grave por kjo nuk mund të jetë më larg së vërtetës se kaq. Në të vërtetë, misogjinia është e shfrenuar, gratë konsiderohen si pronë e mashkullit më të afërt dhe nuk gëzojnë të drejta ligjore.