Duke iu referuar protestave të përhapura në qytete të ndryshme në gusht, Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit klerikal, tregoi armiqësinë e tij ndaj PMOI dhe tha më 6 gusht: “Nuk ka asgjë të keqe në protestat e popullit … por nuk duhet të jenë përgjigjja e disa njerëzve ndaj (kërkesave të) një grupi.”
Më pas, Këshilli Suprem i Sigurisë së regjimit, në një udhëzim drejtuar Ministrisë së Inteligjencës, Forcave terroriste Quds, Inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe agjensive të tjera të përfshira në eksportin e terrorizmit dhe fondamentalizmit, i urdhëroi të marrin masa të mëtejshme për të spiunuar PMOI-në dhe Rezistencën Iraniane dhe për t’ua hapur rrugën akteve terroriste.
- Stacionet e Ministrisë së Inteligjencës në vende të ndryshme europiane janë urdhëruar të mbledhin më shumë informacion nga lëvizjet dhe veprimtaritë dhe të përdorin më shumë burime.
- Ministria e Inteligjencës dhe Forcat Quds duhet të ekzaminojnë aftësitë dhe potencialet njerëzore, politike dhe teknike për akte terroriste në vendet europiane, veçanërisht në Shqipëri, përmes përdorimit të mercenarëve jo-iranianë, në mënyrë të tillë që këto veprime të mund t’i atribuohen “konflikteve të brendshme të Muxhahedinëve (PMOI)” apo “incidenteve natyrore” dhe regjimi të mos dalë fajtor.
- Për të justifikuar komplotet dhe skandalet terroriste të zbuluara tashme në Shqipëri dhe Francë (prill dhe korrik 2018), është e domosdoshme të shtohen dimensionet e luftës psikologjike dhe fushatës denigruese të shoqëruara nga influksi masiv i informacionit të rremë dhe prodhimi i dokumentarëve të rremë. Në këtë aspekt, Ministria e Inteligjencës dhe agjentët e mercenarët e saj jashtë vendit duhet të bashkëpunojnë me këshilltarët kulturorë të regjimit në vendet europiane, drejtorinë jashtë vendit të Radios dhe Televizionit Shtetëror, Organizatën e Propagandës Islamike dhe me organizata të tjera përkatëse. Prioriteti është të vihen në punë punojnësit dhe mercenarët e regjimit, sidomos agjentët jo-iranianë të cilët mund ta kryejnë misionin e tyre nën maskën e gazetarisë.
- Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Inteligjencës, dhe Forcat Quds janë urdhëruar t’i bëjnë presion qeverive europiane, sidomos Shqipërisë, që t’i pakësojnë veprimtaritë e Rezistencës Iraniane. Kjo detyrë duhet të kryhet përmes “qeverive dhe partive” miqësore në rajon, Europë dhe Ballkan, duke përdorur lidhjet politike dhe ekonomike.
- Mercenarët dhe agjentët e regjimit duhet të dërgohen në Shqipëri dhe të përdoren nën pretekstin e familjarëve të anëtarëve të PMOI. Ministria e Inteligjencës dhe Forca Quds janë urdhëruar të dërgojnë agjentët e tyre, me ndihmën e disa të ashtu-quajturave organizata jo-qeveritare, në grupe nën pretekstin e “Familjarëve të Muxhahedinëve”, me të njëjtin model si në veprimet e tyre në Ashraf dhe Liberty.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit
16 Gusht, 2018