Thursday, March 28, 2024

Nëna e një prej viktimave të Kryengritjes së 2009: Është koha që tiranët të qajnë

E martë, 18 tetor 2016

NCRI – Nëna e Amir Arshad Tajmirit, një i ri i cili u shtyp dhe u vra nga një automjet që i përkiste forcave të ligjit, gjatë kryengritjes së vitit 2009, ka shkruar në një letër se ajo, për herë të parë pas shtatë vjetësh, ka parë videon e vrasjes së djalit të saj.

 

Shahin Mahinfar, ish-prezantuese e Radios dhe Televizionit iranian, në ditën fetare shiite të ‘Ashura’ i është drejtuar djalit saj të vrarë në faqen e saj në Facebook: “Mjaft; mos qaj më. Perëndi! Klithmat e Amir Arshad tim janë të mjaftueshme. Këtë herë, është radha tiranit të qajë … ata që vjedhin platformat e naftës dhe i përvetësojnë, ndërkohë që i presin duart dhe këmbët një të papuni të uritur për vjedhje. Ata, fëmijët e të cilëve jetojnë me paratë publike ‘kundër Shteteve të Bashkuara’ ndërkohë që mbajnë nëpër biruca fëmijët tanë të mrekullueshëm e të kulturuar në lulen e jetës. Ata që sillen ndryshe kur nuk janë në publik dhe i quajnë të rinjtë tanë delinkuentë dhe kriminel ngase kërkojnë lumturinë”.
Videoja që tregon shkeljen e Amir Tajmirit nga dy makina që i përkasin forcave të ligjit më 27 dhjetor 2009 është një nga videot më të njohura të shtypjes dhe të vrasjes së popullit iranian gjatë kryengritjes së vitit 2009.
Sipas familjes së z Tajmir, ai po shkonte të ndihmonte një numër grash që po rriheshin nga Forcat e sigurimit të shtetit në asaj kohe, por u shtyp qëllimisht nga makinat e policisë.