Friday, March 29, 2024

HRW: Vendimi për bërjen e turneut të Ligës Botërore në Iran inkurajon politikat diskriminuese kundër grave

E enjte, 13 tetor 2016
“Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) duhet ta ndalojë dhënien e të drejtës Iranit për të organizuar turne ndërkombëtare të FIVB-së, derisa vendi të sigurojë që spektatoret femra të mund të marrin pjesë lirisht në ndeshjet e volejbollit në vend”, tha Human Rights Watch në një letër për Ary Graça-n, drejtuesja e federatës sportive.

Për disa javë, FIVB-ja do të shpallë vendet pritëse për Ligën Botërore 2017.
“FIVB-ja nuk duhet t’i japi Iranit të drejtën për të organizuar turneun e ardhshëm të Ligës Botëror përveçse po qe se Irani tregon se i ka dhënë fund kufizimeve për mundësinë e grave për të blerë bileta dhe për të marrë pjesë të gjitha ndeshjet”, shtohet në letrën e HRW.
Në letrën për Graça-n, Human Rights Watch bashkangjit një “kapje nga ekrani i website-t në persisht të FIVB-së ku thuhet se gratë nuk mund të blejnë bileta për lojrat e korrikut 2016 në Teheran për shkak të” hapësirë s së kufizuar për spektatoret femra”.
“Në një kapje nga ekrani të marrë tamam në momentin kur dolën për shitje biletat për ndeshjen Iran-Serbi lexohet,” kuota për gratë ka përfunduar, “duke ngritur shqetësim serioz se shitja e biletave mund të mos jetë hapur kurrë për gratë. Efekti ishte se, edhe një herë, vetëm burrat mund të blejnë bileta për ndeshjet e FIVB-së në Stadiumin Azadi me 12.000 vende “, thuhet në letër.


Website Tabnak i lajmeve në gjuhën perse raporton se këto bileta nuk ishin vënë në shitje për publikun e gjerë, por ishin rezervuara për gratë e zyrtarëve të regjimit iranian apo zyrtaret femra, atletet iraniane, dhe në disa raste, gratë e diplomatëve të huaj .
Minky Worden, drejtor i iniciativave globale në Human Rights Watch ka shkruar: “Duke i dhënë Iranit edhe një turne tjetër të Ligës Botërore vetëm do të inkurajojë autoritetet në politikat e tyre diskriminuese që lënë mënjanë gratë.”
“Pavarësisht premtimit për t’i dhënë fund diskriminimit në stadium, federata iraniane e volejbollit duket se kanë ndërtuar një sistem që i mohon shumicës së grave çdo mundësi për të marrë pjesë në ndeshjet”, ka thënë Worden. “FIVB duhet të bëjë të qartë se Irani nuk do të mund të presë ndeshjet ndërkombëtare të volejbollit derisa federata iraniane të mos t’i këtë plotësuar premtimet e saj.”