Tuesday, January 31, 2023

Trump e zgjeron emergjencën kombëtare ndaj regjimit të Iranit

NCRI – Donald Trump njoftoi Kongresin, të hënën, më 6 nëntor, se ai do ta zgjerojë Emergjencën Kombëtare në lidhje me Iranin që vazhdon që nga kriza e pengjeve të vitit 1979.

Në njoftimin zyrtar, Trump shkroi: “Marrëdhëniet tona me Iranin ende nuk janë normalizuar dhe procesi i zbatimit të marrëveshjeve me Iranin, i datës 19 janar 1981, është në vazhdim. Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e shpallur më 14 nëntor 1979, dhe masat e miratuara në atë datë për të trajtuar këtë emergjencë duhet të vazhdojnë në fuqi pas datës 14 nëntor 2017”.

Ky është vetëm një shembull se si administrata Trump ka qenë shumë më e ashpër ndaj Iranit sesa administratat e mëparshme, duke thyer afro 40 vjet qetësi të regjimit.