Friday, March 29, 2024

Houthis i lidhur me regjimin e Iranit kërcënon të sulmojë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Dy ditë pasi gazeta iraniane Kayhan (e lidhur me Khamenein) shkroi një editorial kërcënues të titulluar “Raketa Ansarullah kundër Riadit, objektivi tjetër Dubai”, zyra politike e Houthis pro- regjimit iran i bëri jehonë kërcënimit dhe në një deklaratë të martën më 7 nëntor kërcënoi se “Të gjitha aeroportet, portet, kalimet kufitare dhe zonat e rëndësishme të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të jenë objektivi i drejtpërdrejtë i armëve tona”.

Deklarata theksoi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe “duhet të jenë të sigurta se armët tona janë të afta që t’i sulmojnë “.

Zëdhënësi i militantëve të Houthit, Mohammad Abdul Salam, në llogarinë e tij në Twitter, po ashtu kërcënoi se do të synojë transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq.