Pas përhapjes së protestave të personave të plaçkitur prej institucioneve qeveritare dhe rritjes së zemërimit dhe urrejtjes së tyre ndaj regjimit klerikal dhe Khameneit, Këshilli i Lartë i Sigurisë urdhëroi radion dhe televizion shtetëror të mos publikonte lajmet e protestave dhe tubimeve të personave të plaçkitur .
“Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare miratoi një projekt-ligj që pengonte radion dhe televizionin të përhapte zërin e depozituesve përmes medias kombëtare … pasi nuk arrita dy herë të transmetoja intervistat në lidhje me këtë temë, e ndoqa këtë çështje dhe më thanë se Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i ka dhënë një resolutë radio dhe televizionit për të evituar transmetimin e zërit të depozituesve, “tha Vaghfchi, një parlamentar, i cili shtoi se protestat e personave të plaçkitur” janë mes sfidave më të mëdha të vendit. 10 për qind e iranianëve janë përfshirë në problemin e institucioneve financiare”.