Sunday, January 29, 2023

Trashëgimia e Khomeini-t Është një Iran i Thyer të Cilin Mund ta Ndreqë Vetëm Ndryshimi i Regjimit

.

Në shkurt 1979 Ruhollah Khomeini u rikthye në Iran, pak kohë pasi diktatura e Shahut ishte rrëzuar nga iranianët që kishin luftuar fort për një Iran të ri demokratik.

Megjithatë, Khomeini nuk bëri asgjë të tillë gjatë dhjetë viteve të tij në pushtet; përkundrazi, ai u fokusua në vrasjen masive të kundërshtarëve të tij, në vazhdimin e luftës Iran-Irak përtej fundit të saj të natyrshëm, dhe në krijimin e lidhjeve të Regjimit Iranian me grupe terroriste, të cilat vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Me pak fjalë, ai tradhëtoi çdo gjë për të cilën kishte luftuar populli iranian gjatë revolucionit.

Gjatë sundimit të tij si Lider Suprem në vitet 1979–1989, Khomeini vrau 120,000 kundërshtarë politikë, duke përfshirë 30,000 të burgosur politikë në verën e 1988-ës. Viktimave nuk iu dha pothuajse aspak mundësi të mbroheshin.

Ai pretendonte se ishte përfaqësuesi i Zotit në tokë në mënyrë që ta justifikonte pushtetin e tij, duke sunduar si një lider politik e fetar, dhe duke e shtrembëruar madje fenë Shiite në një ideologji që legjitimizonte pushtetin e tij e duke i nxjerrë të gjithë urdhrat e tij në emër të “Islamit”.

Ai e dinte se populli nuk do ta pranonte këtë gjë pa bërë rezistencë, kështu që Khomeini iu vu prapa kundërshtarëve të tij në mënyrë që ta bënte popullin të mendonte se nuk kishte zgjedhje tjetër. Ai vrau rivalë politikë, burgosi gazetarë, dhe e nxori jashtë ligjit grupin politik Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Megjithatë pushteti i tij mbetej i pasigurtë, kështu që ai u përqendrua në eksportimin e revolucionit, që në thelb do të thotë destabilizimin e Lindjes së Mesme në mënyrë që Irani të marrë kontrollin, si dhe në rritjen e buxhetit ushtarak përtej arsyes në mënyrë që ta kthente Iranin në një diktaturë.

Dhe kur këto nuk funksionuan, ai mori në shënjestër median, duke mbyllur agjensitë e pavarura të lajmeve dhe duke krijuar një makineri propagande që denigronte MEK-ët dhe të gjithë armiqtë e regjimit, duke përfshirë minoritetet fetare dhe etnike, aktivistët e të drejtave njerëzore, si dhe anëtarë të kabinetit.

Tashmë, në 40-vjetorin e Regjimit, me Ali Khamenei-n që sundon si Lider Suprem, Regjimi nuk po sheh festime të gëzueshme, por përkundrazi, protesta anti-regjim. Populli po bën thirrje për ikjen e Regjimit pasi e di mirë se kjo është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Iranin.

Njerëzit thërrasin: “Nuk do të ndalemi derisa ta marrim prapë vendin tonë të pushtuar.”

Regjimi e di se nuk ka fare popullaritet. Është kjo arsyeja pse vazhdojnë të paralajmërojnë për rritjen e ndikimit të MEK në Iran e të shprehin pasiguritë e tyre. Ky është viti për ndryshim regjimi në Iran.