Bota nuk Mund të Përballet me Regjimin Iranian pa Përqafuar Rezistencën

319

Javën tjetër, Polonia, në bashkëpunim me SHBA-në, do të zhvillojë një samit ndërkombëtar mbi arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, samit ku Irani do të jetë një temë kryesore.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në fillim donte ta përdorte këtë eveniment si një mundësi për të nxitur kombe të tjera që t’i bashkohen SHBA-së në ushtrimin e presionit mbi Iranin në mënyrë që ai të veprojë “si një vend normal” dhe ndonëse që atëherë ai e ka zbutur retorikën, kërcënimi që Irani përbën për paqen në Lindjen e Mesme nuk ka kaluar, kështu që nuk ka kaluar as nevoja për t’u fokusuar tek ai. Në fund të fundit, gjurmët e gishtave të Iranit mund të gjenden në pothuajse të gjitha krizat e Lindjes së Mesme dhe shumë prej këtyre krizave do të jenë tema diskutimi në konferencë, si Siria, ku militantët e mbështetur nga Irani po i japin përkrahje regjimit të Bashar Assad, dhe Jemeni, ku mbështetja iraniane për rebelët Houthi po ndërhyn në bisedimet për paqe.

Megjithatë, Lord Ken Maginnis i Drumglass, paralajmëron  se, pavarësisht njohjes së gjerë ndërkombëtare të sjelljes keqdashëse të regjimit iranian, shumë pak vende janë të gatshme të vënë re keqtrajtimin e tmerrshëm që Regjimi i bën popullit të vet, gjë që është një gabim i rrezikshëm.

Maginnis shkruan: “Nëse shpreson t’i adresojë në tërësi të gjitha problemet rajonale të lidhura me regjimin iranian, komuniteti ndërkombëtar duhet të fillojë duke kuptuar kushtet e mjerueshme brenda vendit.”

Kryengritja e popullit iranian kundër mullahëve nisi në dhjetor 2017 dhe ka vazhduar e pazbutur, pavarësisht masave mizore të ndërmarra nga Regjimi, të cilat shkaktuan dhjetëra vrasje e mijëra arrestime. Njerëzit e kanë bërë të qartë se duan ndryshim regjimi dhe i janë lutur botës që t’i ndihmojë duke i dhënë fund paqësimit të mullahëve. Kjo është një gjë që SHBA e ka pranuar me përkushtim të madh, duke e parë të domosdoshme që të mbështesë popullin e Iranit si dhe të kufizojë ndikimin rajonal të Regjimit.

Anëtarë të Diasporës iraniane dhe mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit do të mblidhen në Paris të premten për të treguar solidaritet me lëvizjen e brendshme protestuese të Iranit, për të theksuar rreziqet me të cilat përballen aktivistët në Iran, dhe për ta sjellë këtë krizë në vëmendjen e politikë-bërësve ndërkombëtarë. Këtij tubimi duhet t’i vihet veshi.

Maginnis shkruan: “Është e qartë se tashmë regjimi iranian e ndien se po i rrëshqet pushteti përballë këtyre protestave, efektshmëria e të cilave amplifikohet përmes rritjes së nivelit të presionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë. Por lëvizja protestuese nuk mund të qëndrojë në vend dhe do të jetë në rrezik të madh nëse ky trend nuk vazhdon të përshpejtohet.”

Ai paralajmëroi se nëse komuniteti ndërkombëtar nuk pranon të dëgjojë, atëherë Irani mund të marrë guximin që të ekzekutojë mijëra të burgosurit politikë që ka arrestuar vetëm vitin e shkuar, kështu që të gjithë aleatët perëndimorë duhet të përqafojnë një politikë kategorike ndaj Iranit. Kjo gjë mund të ofrojë mbrojtje për protestuesit dhe ta zgjerojë thirrjen për një Iran të lirë e demokratik.

Maginnis shkruan: “Nëse SHBA dhe aleatët perëndimorë janë vërtet të përkushtuar për ta shndërruar Iranin nga shteti i parë në botë për sponsorizimin e terrorizmit në një vend normal e demokratik, nuk mund të ketë vend për pavendosmëri. Në thelb, konferenca e Varshavës nuk mund të ketë sukses e vetme pa një mbështetje të konsiderueshme për njerëzit e zakonshëm në Iran – gjë që artikulohet fuqishëm nga Rezistenca Iraniane.”