Grupi më i madh i rezistencës ndaj regjimit iranian paraqiti të hënën prova se ka qenë Teherani që e ka kryer sulmin dëmtues të 14 shtatorit mbi komplekset e naftës të Arabisë Saudite nga një bazë brenda Iranit.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit mbajti një konferencë për shtyp në Uashington për të publikuar një raport prej 22 faqesh të bazuar në rrjetin e tij të inteligjencës brenda vendit.
Grupi deklaroi se autorizimi për sulmin, i cili ka përdorur raketa dhe dronë, ka ardhur nga mullahu më i lartë.
“Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit, u ka dhënë urdhër direkt komandantëve të operacionit për ta kryer sulmin,” thotë raporti i NCRI-së.