Kolegji Saadi në Tiranë është mbyllur, si një nga institucionet fondamentaliste që shërbente si mbulim për regjimin iranian.
Qeveria shqiptare ka mbyllur kolegjin “Saadi” të regjimit iranian në Tiranë të enjten. Kjo e ashtu-quajtur qendër kulturore ishte një qendër e regjimit për eksportimin e Ekstremizmit. Kjo e ashtu-quajtur shkollë drejtohej nga njëri prej dy diplomatëve të regjimit iranian që janë dëbuar së fundmi nga Shqipëria si “persona të padëshirueshëm.”
Më 15 janar 2020, Shqipëria përjashtoi dy nga të ashtu-quajturit diplomatë të regjimit. Ministria e jashtme e vendit ka publikuar një deklaratë lidhur me këtë. Televizioni vendas “Top Channel” ka raportuar:
“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka marrë vendimin që përfaqësuesit e Republikës Islamike Iraniane në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, të deklarohen ‘persona të padëshirueshëm’ për kryerje të veprimtarive në kundërshtim me statusin e tyre dhe me parimet e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike.”