Iran: Përmbytja i Ka Shkatërruar Njerëzit. Regjiimi Nuk Ka Marrë Asnjë Masë

839

Mungesa e ndihmave nga regjimi iranian ndaj njerëzve të varfër në provincën jug-lindore Sistan dhe Baluchistan u ka shkaktuar këtyre zonave dëme të mëdha pas përmbytjes së fillim-janarit.

Për gati dy javë, përmbytjet kanë shkatërruar provincën e varfër Sistan e Baluchestan në Iranin jug-lindor, duke shkaktuar, sipas llogaritjeve, një dëm me vlerë një bilion dollarë, dhe banorët vendas nuk janë në gjendje as të përballojnë blerjen e ushqimit dhe ujit.

Shumë njerëz po vuajnë nga një mot i egër, si mjegulla e dendur, temperatura jashtëzakonisht të ulëta, dhe reshje dëbore. Disa madje janë strehuar nëpër pemë për t’u shpëtuar ujërave të përbytjeve.

E megjithatë, regjimit iranian i është dukur e përshtatshme t’i çojë miliona dollarët në drejtim të terroristëve e jo të popullit të kësaj zone. Lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka shpenzuar mbi $600,000 për ceremoninë e varrimit të terroristit Qassem Soleimani, ndërsa parlamenti iranian ka shpenzuar $220 milion nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit për forcat terroriste Quds. 

Tetë ditë pas përmbytjeve, presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, vizitoi provincën, ku u bë objekt i zemërimit të vendasve pasi regjimi nuk po bënte asgjë për të ndihmuar njerëzit. 

Një banor vendas tha: “Këtu nuk ka qendra të pastrimit të ujit, nuk ka sistem hidraulik. Edhe ato objekte që janë, janë ndërtuar tridhjetë vite më parë.” 

Raportet thonë se:  

  • 40% e shtëpive në provincë janë shkatërruar 
  • Të paktën 20,000 shtëpi kanë pësuar dëme mbi 20% 
  • 870 fshatra ende nuk mund të kontaktojnë me njëri-tjetrin për shkak se rrugët dhe urat janë nën ujë ose të dëmtuara 
  • Sektori i bujqësisë ka pësuar 100 milion dollarë dëme, pasi bagëtitë kanë vdekur dhe kopshtet e frutave janë zhytur nën baltë 
  • Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë 

Këto përmbytje janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në Iranin jugor, sidomos në provincat Sistan e Baluchestan, Hormozgan dhe Kerman, por shumica e dëmeve mund të ishin parandaluar.