Iran: Djegia e fotove të Soleimani-t dhe Khamenei-t në Teheran e qytete të tjera
Mbrëmjen e sotme, e shtunë, 25 janar 2020, të rinjtë e rebeluar i vunë zjarrin një posteri të madh të komandantit kriminel të Forcave terroriste Qods, Qassem Soleimani, në autostradën Niayesh, në veri të kryeqytetit.
Kaq të fuqishme ishin flakët saqë regjimit iu desh të dërgonte zjarrfikëse për ta shuar zjarrin e posterit.
Gjithashtu, këtë mëngjes, të rinjtë e rebeluar u vunë zjarrin fotove të liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe mjeshtrit të eliminuar të terrorit Soleimani në pjesë të ndryshme të Teheranit e në qytete të tjera iraniane si Karaj, Tabriz, Ardebil, Iranshahr, Neishabour, and Khoy.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
25 janar 2020
Teheran – Autostrada Niayesh
Ardebil
Tabriz
Teheran