Përditësimi i fundit: 9 Gusht 2017, 06:58
Khoji Halim Nazarzoda, ish-ministër i mbrojtjes i Taxhikistanit, u akuzua për përcjelljen e udhëzimeve nga Irani për të kryer vrasje.
Taxhikistani më 8 gusht akuzoi Iranin për mbështetjen e vrasjeve të profilit të lartë, në prag të luftës civile të viteve 1990 në vendin e Azisë Qendrore, përfshirë vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit Safarali Kenjaev në vitin 1999.
Në transmetimin e një dokumentari 45 minutësh në televizionin shtetëror të Taxhikistanit, Ministria e Brendshme deklaroi se Teherani ishte i interesuar të nxiste luftën civile në Taxhikistan dhe ofroi ndihmë financiare për Partinë e Rilindjes Islame të Taxhikistanit (IRPT) dhe trajnoi militantë të lidhur me partinë në tokën iraniane .
Sipas ministrisë, mbështetja financiare iraniane dhe udhëzimet për kryerjen e vrasjeve u përcollën tek militantët e IRPT -së nëpërmjet Khoji Halim Nazarzoda, ish-zëvendës ministër i mbrojtjes, i cili ishte një nga komandantët e partisë opozitare islamike në vitet 1990. Nazarzoda u vra në shtator të vitit 2015 gjatë një operacioni kundër grushtit të shtetit, pranë kryeqytetit Taxhikistan, Dushanbe.
Një numër i figurave publike taxhikistane – Mohammad Aseemi, profesor; Yusuf Isaki, mjek; Romancieri Saif Afardi; Këshilltari politik i presidentit Karim Yuldashev; dhe ish-myftiu i madh i Taxhikistanit – u vranë në vitet 1997 – 2004, si dhe 20 oficerë rusë.
Në dokumentar, një njeri që e identifikoi veten si një ish luftëtar të opozitës islamike, tha se ai shkoi në Iran në 1995 dhe mori trajnim mbi sabotimet bashkë me 200 bashkatdhetarë në qytetin Qom. Ai tha, se ai u kthye në Taxhikistan në vitin 1997 me udhëzime të qarta për të vrarë figura politike dhe publike.
Nuk kishte asnjë mënyrë për të verifikuar menjëherë identitetin e këtij njeriu, ose vërtetësinë e deklaratës së tij.
Dokumentarët në TV shtetëror ndonjëherë përdoren në ish republikat sovjetike, për të bërë akuza kundër kritikëve apo kundërshtarëve të qeverisë.
Irani dhe Rusia vepruan si ndërmjetës në procesin e negociatave që i dha fund luftës civile pesëvjeçare në vitin 1997.
Dokumentari u transmetua mes tensioneve midis Taxhikistanit dhe Iranit lidhur me mbështetjen iraniane për IRPT-në, e cila u përfaqësua në parlamentin e Taxhikistanit për 15 vjet pas luftës, por u përcaktua e jashtëligjshme dhe si një organizatë terroriste nga Gjykata Supreme e Taxhikistanit në vitin 2015.
Disa liderë të IRPT-së janë shpallur fajtorë dhe dënuar me dënime afatgjatë me akuza, që ata thonë se janë të motivuara politikisht, duke shkaktuar kritika nga OKB-ja dhe grupet e të Drejtave të Njeriut.
Në të shkuarën janë ndezur tensionet midis Taxhikistanit dhe Iranit, ku Dushanbe akuzon diplomatët e Teheranit për kryerjen e aktiviteteve të tepërta në vend.
Por dokumentari paraqet për herë të parë Dushanben që ka akuzuar haptazi Iranin për financimin dhe drejtimin e vrasjeve politike pas luftës civile.