Saturday, July 27, 2024

Kabineti i Rouhanit përbëhet nga torturues, ekzekutues, anëtarë të IRGC-së dhe pengmarrës

 E mërkurë, 09 gusht 2017 

Kabineti i prezantuar nga presidenti iranian Hassan Rouhani në parlamentin e regjimit të martën, është një kastë anëtarësh të Gardës Revolucionare, pengmarrës, ekzekutues dhe torturues të cilët kanë luajtur rolin më aktiv në luftërat, goditjet, masakrimet, eksportimin e terrorizmit dhe fundamentalizmit dhe vrasjen e popujve të Rajonit.

Një vështrim në kartën e raportit të një numri të ministrave të rinj të Rouhanit dëshmon, atë që Rezistenca iraniane tha në deklaratën e saj të 20 majit pas zgjedhjeve të rreme presidenciale. “Në mandatin e dytë të Rouhanit, shkatërrimet masive ekonomike dhe sociale së bashku me shtypjen politike do të vazhdojnë. Rouhani as nuk dëshiron, as nuk është në gjendje të ndryshojë seriozisht themelet, strukturën apo sjelljen e këtij regjimi historikisht të prapambetur … Dhe me të vërtetë, nuk duhet të shpresojmë nga ai, i cili për 38 vitet e fundit ka mbajtur pozicionet më të larta në aparatin ushtarak dhe të sigurisë së regjimit, për shtypjen e brendshme dhe nxitjen e luftës. Dhe si kanë vënë në dukje rivalët e tij, ishte ai që bëri thirrje për varje publike të komplotuesve gjatë namazeve të së premtes, që prej fillimit “.

Mohmmad Javad Azari Jahromi, Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë, është një nga anëtarët e rinj të kabinetit të Rouhanit. Ai ka qenë agjent i Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) që nga mosha 21 vjeçare, i njohur për marrjen në pyetje, torturimin dhe censurën e tij. Gjatë kryengritjes së vitit 2009 ai u emërua në Departamentin teknik të MOIS dhe Drejtorinë e Mbikëqyrjes për të kontrolluar dhe ndërprerë komunikimet e protestuesve. Ai zgjeroi degën e mbikëqyrjes dhe luajti një rol të veçantë në arrestimin e demonstruesve dhe shtypjen e kryengritjes.

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rouhanit është Amir Hatami, anëtar i forcave paramilitare Bassij të IRGC-së me një të kaluar kriminale, sipas mediave shtetërore. Ai ka qenë një anëtar aktiv i Bassij nga ditët e hershme të regjimit të Mullahëve, që do të thotë rreth moshës 12 vjeç dhe ka marrë pjesë në goditje dhe vrasje. Ai ishte midis anëtarëve të IRGC-së dhe Bassij të cilët regjimi i urdhëroi të hynin në ushtri për të fituar kontrollin e plotë mbi këtë entitet. Prandaj, ai u ngrit shpejt  në detyrë në radhët e ushtrisë. Hatami gjithashtu luajti një rol aktiv në shtypjen, arrestimin dhe ekzekutimin e personelit patriotik të ushtrisë.

Ai kishte “rol aktiv dhe efektiv në luftën kundër grupeve anti-revolucionare dhe PMOI / MEK, së bashku me ekipet e infiltrimit në rajonet veriperëndimore dhe perëndimore të vendit”, sipas mediave shtetërore. Pikërisht për këtë Lideri Suprem iranian Ali Khamenei i dërgoi atij një letër mirënjohjeje.

Në vitin 1999, Khamenei e caktoi 32-vjeçarin  Gjeneral Brigade dhe Shef të Inteligjencës së ushtrisë së Shtetit Islamik të Iranit.

Habibollah Bitaraf është Ministri i ri i Punës së Rouhanit. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Qendror gjashtë-anëtarësh të studentëve në mbështetje të ish Liderit Suprem iranian Ruhollah Khomeini dhe një nga zyrtarët përgjegjës për bastisjen e Ambasadës së SHBA-ve dhe marrjen e pengjeve në vitin 1979. Ai ka qenë një nga organizatorët e hershëm të themelimit të Construction Jihad dhe anëtar i IRGC-së, që urdhëroi fëmijët dhe adoleshentët iranianë të kalonin mbi fusha të minuara gjatë Luftës Iran-Irak të viteve 1980.

Mohammad Shariatmadari, Ministri i ri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, që nga ditët e para të këtij regjimi ka qenë zyrtar i lartë i përfshirë në goditjen dhe plaçkitjen e pasurive të njerëzve të zakonshëm. Ai luajti një rol aktiv në krijimin dhe organizimin e të ashtuquajturve “Komisione të Revolucionit” dhe MOIS-it në vitin 1985. Më vonë ai u emërua  Zëvendës Ministër i Inteligjencës.

Ai ka qenë gjithashtu zëvendës-shef i mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në zyrën e Khameneit, anëtar i delegacionit të pasurisë së Liderit Suprem, në krye të “Setad Ejraiye Farmane Hazrate Emam” – Shtabi për Ekzekutimin e Urdhrit të Imamit “,  anëtar i Këshillit Astan Quds Hazrat Abdulazim, dhe anëtar i Këshillit të Fondacionit Marty.

Selia e Ekzekutimit të Urdhrit të Imanit është një kartel ekonomik masiv i kontrolluar direkt nga vetë Khamenei. Asetet e tij kapin vlerën 95 miliardë dollarë, kryesisht nga konfiskimi i pasurive që i përkasin disidentëve të regjimit.

Alireza Avaie është Ministri i ri i Drejtësisë së Rouhanit. Gjatë masakrës së vitit 1988, ai ka qenë përgjegjës për ekzekutimet në provincën Khuzestan, në Iranin jugperëndimor. Ai zëvendësoi një ekzekutues tjetër, Mostafa Pourmohammadi.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

9 Gusht 2017