Saturday, July 27, 2024

Iran: Inaugurimi i Rouhanit – një tjetër skenë e konflikteve të brendshme në nivelin e lartë të regjimit

E martë, 08 gusht 2017 17:30

NCRI – Komandantët ushtarakë, zyrtarët e lartë refuzojnë të marrin pjesë

Në ceremoninë e inaugurimit të së shtunës, e organizuar për presidentin e regjimit të Iranit Hassan Rouhani, asnjë nga ish-presidentët, komandantët e Gardës Revolucionarë (IRGC-së), kryebashkiaku i Teheranit Mohammad Bagher Ghalibaf, ish kandidati presidencial Ebrahim Raisi dhe 36 deputetë nuk ishin të pranishëm.

“Mungesa e Ghalibafit, duke qenë kryebashkiak i qytetit pritës të këtij eventi, ndërsa mysafirët kishin ardhur nga e gjithë bota, ishte mjaft domethënëse. Kryetari i bashkisë duhej patjetër të kishte marrë pjesë, “raportoi një media e kontrolluar nga shteti.

Pavarësisht nga mediat e regjimit, që tentonin ta portretizonin këtë event si një reklamë të madhe për  të gjithë aparatin e regjimit në Parlament, ky falsitet nuk shërbeu për asgjë, perveçse si një element për të thelluar më tej përçarjet ekzistuese fraksionare.

“Komandanti i IRGC-së Mohammad Ali Jafari, kryetari i Teheranit Mohammad Bagher Ghalibaf, Raisi, Hashemi Shahroudi, kreu i Këshillit të Degëve, Mohsen Rezai, Sekretari i Këshillit të Dobisë dhe ish-Presidenti Mahmoud Ahmadinejad munguan gjatë inaugurimit të Rouhanit”  sipas faqes së internetit Aftab News, e drejtuar nga shteti.