Friday, October 4, 2024

Sulmet me IED mbi Trupat Amerikane në Luftën e Irakut të Çojnë tek Regjimi Iranian

 Në ditën e dytë të një procesi gjyqësor federal, ku firma ligjore civile dhe qindra viktima të sulmeve terroriste gjatë Luftës së Irakut po i kundërvihen Regjimit Iranian, ekspertët kanë bërë hapa të mëtejshme për sa i përket sulmeve me pajisje eksplozive të improvizuara (IED), të cilat kanë vrarë apo gjymtuar mbi 1,000 trupa amerikane dhe dhimbjes e vuajtjes që këto sulme kanë shkaktuar.

Sipas ekspertëve ushtarakë, sulmet fillestare mbi forcat e koalicionit kanë qenë brutale, por jo të sofistikuara, që do të thotë se janë përballuar me lehtësi. Më vonë gjatë luftës, thotë Kapiteni i Ushtrisë, Ëade Barker, armiku filloi të përdorte bomba e metoda më të sofistikuara, d.m.th. “penetruesin e formuar eksplozivisht”. Kjo na çon tek burimi i trajnimeve e pajisjeve: Regjimi Iranian.

Avokatët – Tab Turner nga Arkansas dhe një grup avokatësh të firmës Osen nga New Jersey – duan të vërtetojnë një lidhje midis armëve, trajnimit dhe taktikave të përdorura kundër forcave të koalicionit nga grupet terroriste në Irak dhe Regjimit Iranian. Nëse do të kenë sukses në këtë gjë, paditësit mund të marrin të drejtën për kompensim financiar nga një fond i krijuar veçanërisht për viktimat e terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet.

Penetruesi i formuar eksplozivisht (EFP), i cili ishte i aftë të përshkonte disa shtresa mburojash, është përdorur në shumicën e 90 sulmeve me të cilat po merret ky rast gjyqësor dhe është dëshmia kryesore për përfshirjen e Iranit. Në fund të fundit, aftësia inxhinierike e nevojshme për të ndërtuar një armë të tillë është shumë më e madhe se ç’mund të ketë patur një kryengritës tipik.

Avokatët në gjyq e kanë treguar që më parë se si Irani drejtonte grupe terroriste si Hezbollah për të sulmuar forcat amerikane, duke përdorur dëshmi nga ekspertë civilë e udhëheqës ushtarakë.

Trupat e prekura nga këto sulme janë plagosur si mendërisht, ashtu edhe fizikisht, plagë që e tejkalojnë traumën normale të luftës, dhe që ekspertët kanë thënë se mund të jetë e pamundur të shërohen.