Wednesday, September 11, 2024

Sulmet e regjimit iranian ndaj anijeve amerikane në Gjirin Persik janë ndalur

Donald Trump ka postuar në Twitter të dielën se sulmimi i luftanijeve amerikane nga Flota Iraniane dhe Garda Revolucionare (IRGC) ka ndaluar në vitin e dytë të administratës së tij.

Ai tha se statistikat e Flotës Amerikane mbi këto përplasje të rrezikshme kanë regjistruar 22 ngjarje në 2015, 36 në 2016, 14 në 2017 dhe zero në 2018, Dy vitet e para ishin gjatë administratës së Presidentit Barack Obama.

Sulmi i fundit nga Irani qe në gusht 2017, sipas Flotës Amerikane, kur një dron iranian iu afrua shumë një F/A-18 Super Hornet e cila po përpiqej të ulej mbi aeroplanmbajtësin USS Nimitz.

Kjo gjë duket se është rezultat i aksionit deciziv të SHBA për t’u sjellë egër ndaj Iranit për mbështetjen e tij ndaj terrorizmit, zhvillimin e armëve bërthamore, dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Kështu që edhe vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e SHBA dhe të sillen me ashpërsi ndaj Iranit, në mënyrë që mos t’i lejojnë mullahët të shtojnë aktet e agresionit ushtarak kundër vendeve të tjera.

Ngushtica e Hormuzit

Megjithatë, ekziston frika që ky pushim mund të jetë i jetë-shkurtër, pasi Regjimi Iranian dhe IRGC kanë kërcënuar se do të bllokojnë kanalin transportues strategjik të Ngushticës së Hormuzit për të ndërprerë furnizimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar. Aktualisht 35% e naftës së papërpunuar globale udhëton përmes kësaj ngushtice çdo ditë.

Ky kërcënim erdhi pasi administrata Trump i paralajmëroi vendet kudo në botë të jepnin fund importeve të naftës iraniane më 4 nëntor, si pjesë e fushatës së saj të rreptë për të sanksionuar regjimin iranian në vijim të tërheqjes së SHBA nga pakti bërthamor i vitit 2015 në maj.

Javën e shkuar, Trump shpalli se Arabia Saudite do ta rriste prodhimin e saj të naftës për të plotësuar kërkesat e tregut pasi të hiqej nafta iraniane.