Sunday, January 29, 2023

Ende nuk dihet gjë për adoleshentët iranianë të rrëmbyer nga forcat e sigurisë

Ende nuk ka asnjë shenjë të dy adoleshentëve iranianë të cilët besohet të jenë rrëmbyer nga forcat e sigurisë së Regjimit pas një proteste paqësore në qershor dhe familjet e tyre po shqetësohen gjithnjë e më shumë.

Reza Reyhani, 17, dhe Khaled Khasraji, 18, nuk janë parë as dëgjuar që kur morën pjesë në një tubim më 11 qershor të punëtorëve të Grupit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz që kërkonin rrogat e papaguara.

Pak kohë pas zhdukjes së tyre, babai i Reyhani-it publikoi një incizim ku shpjegonte se djemtë ishin zhdukur dhe se ishin arrestuar gjatë protestës. Ai thoshte se shqetësimi i tij më i madh ishte se jetët e tyre mund të ishin në rrezik, duke cituar kushte të këqija jetese në qendrat e paraburgimit, dhe shprehte dëshirën që djemtë të liroheshin.

Familjet e djemve i kanë bërë apel autoriteteve të inteligjencës së Ahvazit por u është mohuar vazhdimisht mundësia për të kërkuar për të afërmit e tyre të zhdukur në qendrat e paraburgimit.