9 korrik, 2018 – Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara do të vendosë sanksione të reja mbi agjensinë e turizmit Mahan Air të regjimit iranian.
“Si rezultat i veprimit të sotëm, e gjithë pasuria dhe interesat në pronësi të Mahan Travel and Tourism Sdn Bhd që do të jenë nën juridiksionin e SHBA janë të bllokuara,” sipas një deklarate të Thesarit të lëshuar të hënën.
“Veprimi i sotëm tregon përkushtimin e vazhduar të qeverisë amerikane për të imponuar sanksionet ekzistuese dhe për të marrë në shënjestër ata që i japin mbështetje terrorizmit.”
Mahan Airlines është futur tashmë në listën e zezë të Deparamentit të Thesarit për transferimin e forcave militante dhe armëve për Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian.
Përpara kësaj, dy operativë të regjimit iranian janë sanksionuar me akuzën e pasjes së lidhjeve me Dena Airlines, dhe një sipërmarrëse turke dhe tre kompani që bashkëpunojnë me Mahan Air janë sanksionuar gjithashtu.