Spiuni i mullahëve arrestohet në Suedi

781

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 16 tetor 2019.

Sipas të përditshmes suedeze Aftonbladet, një spiun i regjimit iranian është arrestuar në Suedi. Me sa duket, ai ka qenë një qelizë e fjetur e Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) në Suedi.

46-vjeçari është arrestuar nga policia suedeze e sigurisë rreth shtatë muaj më parë, dhe ka qenë në burg që atëherë, shkruan e përditshmja më 12 tetor 2019. Informata të reja e lidhin këtë person me një seri sulmesh terroriste të planifikuara dhe të kryera nga regjimi iranian në disa vende europiane. Ai është marrë me gjurmimin e njerëzve të listuar si në rrezik për vdekje.

Zyra suedeze e taksave ka konfirmuar se ky person ka ardhur në Suedi 10 vite më parë dhe pak më vonë ka fituar shtetësi suedeze. Vitet e fundit ka punuar si gazetar për një faqe interneti në gjuhën arabe në Suedi.

Dosja e çështjes përmban 1,700 faqe si dhe regjistrime të bisedave telefonike në 2018-ën dhe mesazhe në ËHATSUP në një vëllim të konsiderueshëm.

46-vjeçari i dyshuar

Hanna Lindblom, avokatja e të dyshuarit, ka mbajtur heshtje absolute mbi këtë çështje. Ajo i ka mohuar të gjitha akuzat.

Rezistenca Iraniane e ka theksuar vazhdimisht se përfaqësitë zyrtare të mullahëve jashtë Iranit, përfshirë ambasadat iraniane, janë qendra të spiunazhit dhe planifikimit për operacione terroriste në territorin europian.

Në një rast tjetër, një diplomat i lartë i regjimit me bazë në Vienë është arrestuar në Gjermani pasi u kishte dorëzuar eksplozivë të fuqishëm dy agjentëve, dy bashkëshortë në Belgjikë, për t’i përdorur në një komplot vrasës kundër tubimit të përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në qershor 2018 pranë Parisit. Ky person, me emrin Assadollah Assadi, ishte shef i stacionit europian për MOIS. Ai është ekstraduar në Belgjikë nga Gjermania për t’u përballur me akuzat dhe për t’u gjykuar për organizmin e komplotit terrorist.

Gjithashtu në një tjetër rast, Ambasadori i regjimit në Shqipëri, Gholam-Hossein Mohammdnia, dhe zëvendësi i tij u përjashtuan nga ky vend sepse kishin planifikuar të hidhnin në erë festimet e Vitit të Ri në Ashraf 3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar të Iranit, Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK). Në atë event merrnin pjesë disa personalitete dhe zyrtarë të spikatur, duke përfshirë ministra të kabinetit shqiptar dhe Kryebashkiakun Rudy Giuliani. Agjencitë shqiptare të mbrojtjes së ligjit e parandaluan sulmin terrorist, në të cilin përfshihej një kamion i ngarkuar me eksplozivë i parkuar pranë vendit të festimeve.