Publikuar më 16 tetor 2019.
Raport i veçantë
Ceremonitë fetare të Arbaeen do të përdoren si mbulim për ndërhyrjet e gjera iraniane në Irak
Regjimi i mullahëve përdor oragnizata dhe institucione humanitare apo bamirëse, përveç organizatave të tij zyrtare si ambasadat dhe konsullatat, si mbulim për Forcat terroriste Quds që ato të ndërhyjnë në vendet fqinje. Mullahët i kanë përdorur sistematikisht këto organizata për të pushtuar fshehtazi Irakun në veçanti.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e ka institucionalizuar praninë e tij në Irak me anë të “Qendrës së Rindërtimit të Vendeve të Shenjta,” e cila punon gjoja për të rindërtuar vendet e shenjta të udhëheqësve historikë shiitë në Iran, Irak dhe Siri. Më të rëndësishmet ndër këto vende të shenjta në Irak shfrytëzohen veçanërisht nga organizata gjatë ceremonive fetare të rëndësishme si “Ashura” dhe “Arbaeen.” Qendra e Rindërtimit është një nga organizatat e shumta të mbulimit të cilat përdoren për të çuar përpara objektivat e Forcave Quds të IRGC-së në Irak e gjetkë.
Gjeneral Majori Qassem Soleimani, komandant i Forcave terroriste Quds, i emëron ose i shkarkon menaxherët e lartë të Qendrës së Rindërtimit. Gjithashtu, shumë zyrtarë të lartë të këtij institucioni “jo-fitimprurës” janë komandantë të IRGC-së .
Thuhet se ky institucion ka tre mijë iranianë që punojnë në projektet e tij në Irak.
Kohët e fundit, ai është fokusuar më intensivisht në shfrytëzimin e Irakut për t’iu shmangur sanksioneve kundër regjimit të mullahëve.
Kjo organizatë e lidhur me Forcën Quds është aktive në qytetet irakene si Najaf, Karbala, Kazemein, Koufah, Samarra, Mosaib dhe Shahr-ol Balad të lagjeve të Samera-s. Ajo i ka nisur operacionet e saj në Siri në vitin 2014 dhe tani ka një zyrë të pavarur në Siri, zyrë e cila qëndron aktive me pretekstin e rindërtimit të vendeve të shenjta. Qendra e Rindërtimit të Vendeve të Shenjta ka krijuar një mbulim të mirë për praninë e Forcave Quds në Siri në periudhën e pas-luftës.
Organizata aktualisht ka ndërmend të shfrytëzojë ceremonitë fetare të Arbaeen që do të zhvillohen të premten më 18 tetor. Ky është një nga ngjarjet më të rëndësishme shiite, me miliona pjesëmarrës.