Tuesday, October 3, 2023

Solidaritet global me popullin e Aleppos dhe Revolucionin sirian

E martë, 20 dhjetor 2016

 NCRI – Solidaritet global me Aleppon dhe demonstrata ndërkombëtare në mbështetje të popullit sirian dhe të revolucionit vazhdojnë me bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen aktive të mbështetësve të PMOI dhe rezistencës iraniane.

TV Al Arabiya në një transmetim të drejtpërdrejtë të manifestimit të Parisit tha: “Për herë të parë, një numër i madh i opozitës dhe emigrantëve sirianë, së bashku me anëtarë dhe mbështetës të Rezistencës Irane kanë organizuar një protestë të tillë të madhe para ambasadës së regjimit iranian në Paris . Ambasada e regjimit është para nesh dhe protestuesit bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Mjaft francezë dhe personalitete i janë bashkuar demonstratës. Përfaqësuesit e disa organizatave franceze sidomos Amnesty International, Mjekë pa kufi, Mjekët globale dhe disa organizata Juristësh folën dhe kërkuan që milicitë e lidhura me regjimin Iran si dhe Bashar al-Assad të konsiderohen si kriminelë lufte. “