Rezoluta 63 e Asamblesë së Përgjithshme dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran

473

E martë, 20 dhjetor 2016

Më 19 dhjetor 2016, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e saj të 63-të duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.

Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane Maryam Rajavi tha se dënimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran në rezolutën 63, duke hedhur dritë vetëm në majën e ajsbergut të krimeve çnjerëzore të regjimit iranian, e bën më të domosdoshme se kurrë paraqitjen e dosjes së shkeljeve sistematike dhe të tmerrshme të drejtave të njeriut nga ana e këtij regjimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të saj të lartë.

Kjo rezolutë dëshmon qartë rezultatet katastrofike të politikës së zbutjen së komunitetit ndërkombëtar dhe mosveprimit ndaj këtij regjimi me një historik ekzekutimesh me 120.000 të burgosur politikë, përfshirë masakrimin e 30.000 të burgosurve politikë vetëm brenda disa muajsh gjatë verës së vitit 1988.

Kjo rezolutë, e miratuar me 85 vota pro, shpreh “shqetësimin serioz mbi numrin e lartë alarmues të dhënies dhe ekzekutimit të dënimit me vdekje nga ana e (regjimit iranian) … duke përfshirë ekzekutime për krime që nuk kualifikohen si krime të rënda, në bazë të pohimeve me forcë ose kundër të miturve dhe personave të cilët në kohën e kryerjes së veprë penale ishin nën moshën 18 vjeç … “. Po ashtu i bëri thirrje regjimit iranian “për të hequr, me ligj dhe në praktikë, ekzekutimet publike, “dhe i kërkoi regjimit “për të siguruar, në ligj dhe në praktikë, se askush nuk do t’i nënshtrohet torturës ose ndonjë trajtimi apo ndëshkimi tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues.” …