Situata Ekonomike e Regjimit Iranian Është e Rëndë, Një Vit pas Tërheqjes së SHBA-së nga JCPOA

350

Teksa i afrohemi një-vjetorit të tërheqjes së SHBA-së nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) i vitit 2015, shohim që sanksionet dhe izolimi diplomatik po e shtyjnë Regjimin Iranian drejt humnerës, dhe ka shumë pak pritshmëri që Europa mund të bëjë ndonjë gjë për t’i shpëtuar mullahët.

Në vijim të tërheqjes së SHBA-së, Europa shpalli një mekanizëm të veçantë financiar të quajtur INSTEX për ta lejuar Iranin të tregtojë naftë për ushqime e të mira humanitare, por e bëri këtë me kusht që Irani të plotësonte standartet e transparencës të kërkuara nga Task Forca e Veprimeve Financiare (FATF) për të mos lejuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Irani nuk e ka bërë ende këtë gjë kjejt të arsyeshme të cilën e kanë bërë pothuajse të gjitha vendet e tjera dhe nuk duket se ka në plan ta bëjë ndonjëherë. E megjithatë, ministri i jashtëm Mohammad Javad Zarif e ka ndierë nevojën të ankohet në Twitter sikur Irani po persekutohet në mënyrë të padrejtë.

Ai bashkëngjiti madje edhe një artikull rreth kërkesës së Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për një raport të plotë nga OKB për veprimtaritë raketore të Iranit, gjë që është krejtësisht e arsyeshme kur rezoluta e OKB-së e lidhur me paktin bërthamor, ku Irani bën ende pjesë, i bën thirrje Regjimit “të mos ndërmarrë asnjë veprimtari të lidhur me raketat balistike të projektuara për të mbartur armë bërthamore”.

Mehdi Pazouki, një ish-zyrtar iranian i afërt me grupin e Presidentit Hassan Rouhani, tha se nëse FATF nuk miratohet dhe situata ekonomike përkeqësohet, atëherë faji për gjithë këto telashe duhet t’i vihet Këshillit të Ekspediencës, i cili është i lidhur me Liderin Suprem Ali Khamenei dhe po pengon aktualisht miratimin e projektligjeve. Ai pranoi gjithashtu se FAFT nuk është një zgjidhje magjike pasi problemet ekonomike janë “të rrënjosura në menaxhimin dhe pikëpamjet tona”.

Sigurisht, Rezistenca Iraniane vë në dukje se transparenca financiare është reforma më minimale e nevojshme, por Regjimi nuk e pranon as atë. E vetmja zgjidhje logjike është ndryshimi i regjimit.