Saturday, February 4, 2023

Regjimi Iranian Tronditet nga Etiketimi i IRGC-së

Zyrtarët dhe mediat shtetërore iraniane kanë reaguar me tronditje e zemërim ndaj vendimit të SHBA-së për t’i etiketuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si Organizatë e Huaj Terroriste (FTO).

Amir-Ali Abolfath, një analist i regjimit, tha se kjo gjë do të bëjë që të gjitha forcat, bazat dhe infrastruktura e IRGC-së, duke përfshirë ato në Siri, Irak, Jemen, e në vende të tjera, të vihen nën rrezik nga SHBA. Kjo është e vërtetë sepse objektivi është eliminimi i entiteteve terroriste, sidomos kur ata janë përfshirë në një luftë të huaj.

Po pse janë mullahët kaq të mërzitur nga ky etiketim jashtëzakonisht i justifikuar?

Epo disa prej tyre, si për shembull ish i dërguari i regjimit iranian në Kinë, Ali Khorram, e ndiejnë se etiketimi do t’i rrisë mundësitë e trazirave shoqërore në Iran, sidomos pas protestave aq të mëdha mbarëkombëtare që janë zhvilluar në Iran gjatë vitit të shkuar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, inflacionit, papunësisë dhe mungesës së të mirave e shërbimeve. Ato u shndërruan shpejt në protesta me kërkesa politike dhe mullahët kanë frikë se kjo mund të ndodhë përsëri dhe të çojë në ndryshim regjimi.

Khorram tha: “Edhe nëse problemet sociale me të cilat po përballemi rezultojnë vetëm në ankesa ekonomike, do të ishte e arsyeshme të konsideronim se protestuesit e akuzojnë qeverinë si pala me përgjegjësinë kryesore për problemet e tyre.”

Nisur nga pjesa e madhe e ekonomisë që kontrollohet prej IRGC-së, kjo nuk është e habitshme. Ka shumë mundësi që ta dëmtojë ekonominë dhe të shkaktojë protesta. Sigurisht, problemet ekonomike nuk janë e vetmja arsye pse populli iranian e kundërshton Regjimin.

Populli iranian ka kaluar më shumë se tre javë i bllokuar nga përmbytjet dhe mullahët nuk kanë bërë pothuajse asgjë për ta ndihmuar. IRGC ka shkuar në zonat e përmbytura për të shpëtuar interesat e saj të biznesit dhe për të shtypur protestat e jo për të shpërndarë ndihma apo shpëtuar jetë.

Rezistenca Iraniane shkruan: “Kjo vegël ka qenë thelbësore për zgjatjen e jetës së mjerueshme të regjimit… Duke marrë parasysh rëndësinë e rolit të IRGC-së në sigurimin dhe zgjatjen e jetës së turpshme të Velayat-e Fagih, etiketimi si FTO është si “[të hedhësh] ujë në folenë e milingonave” duke shkaktuar kështu frikë e shqetësim midis zyrtarëve të qeverisë.”