Thursday, September 12, 2024

Shtëpia e Bardhë i jep rëndësi përcaktimit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) si grup terrorist

E mërkurë, 08 shkurt 2017

 

Reuters – 7 Shkurt 2017: SHBA. Administrata e Presidentit Donald Trump është duke gjykuar një propozim që mund të çojë në përcaktimin potencial të Gardës së fuqishëm Revolucionare islamike të Iranit (IRGC) si një organizatë terroriste, sipas zyrtarëve të SHBA-së të familiarizuar me këtë çështje.

Zyrtarët thanë se janë konsultuar disa agjenci qeveritare të SHBA-së në lidhje me këtë propozim, i cili nëse zbatohet do t’u shtohet masave që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë mbi  individë dhe subjekte të lidhura me IRGC.

IRGC është padyshim nga subjekti më i fuqishëm i sigurisë të Iranit, i cila po ashtu ka kontroll mbi aksione të shumta të ekonomisë së Iranit dhe ka ndikim të madh në sistemin e tij politik.