E mërkurë, 08 shkurt 2017
NCRI – Mohammad Mohaddessini, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit e cilësoi krimin e tmerrshëm në burgun Saydnaya si një krim të paparë kundër njerëzimit të kryer nga xhelatët e regjimit të Asadit, me mbështetjen e regjimit anti-njerëzor të mullahëve, Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) dhe aparatit të saj të inteligjencës.
Shumë nga metodat e përdorura në këtë krim kundër njerëzimit, janë të ngjashme me ekzekutimet masive në Iran, sidomos me masakrën e 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988.
“Katastrofa e burgut Saydnaya nxjerr edhe një herë në pah domosdoshmërinë e dëbimit nga Siria të Gardës Revolucionare iraniane dhe milicive të saj, të cilat janë e vetmja pengesë për përmbysjen e diktaturës së Asadit ” shtoi ai.
Paqja dhe qetësia në rajon është e mundur vetëm me dëbimin e regjimit iranian nga Siria, Iraku, Jemeni dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe largimin e regjimeve dhe milicive të lidhura me regjimin iranian.