Saturday, July 27, 2024

13.000  të varur në fshehtësi në burgun ushtarak sirian

E martë, 07 shkurt 2017

 

Amnesty International ka publikuar një raport mbi vrasjet “me gjakftohtësi” të mijëra sirianëve.

Kjo tregon se regjimi sirian bënte një politikë të ‘zhdukjes’ së civilëve; duke vrarë deri në 50 njëherësh, çdo javë, ndonjëherë dy herë në javë.

Ekzekutimet janë kryer në burgun ushtarak Saydnaya pranë Damaskut midis 2011-ës dhe 2015-ës, por ka prova se ato aktualisht vazhdojnë në burgje të tjera.

Shumica e të ekzekutuarve ishin civilë të cilët nuk mbështesin qeverinë; ata iu nënshtruan gjykimeve dy minuta pa akses të një avokati dhe u dënuan në bazë të ashtuquajturave konfesioneve të nxjerra nën tortura. Më pas u ekzekutuan në masë në mes të natës.

Nuk ka asnjë dyshim se këto vrasje ishin urdhëruar nga qeveria siriane, në të vërtetë u autorizuan nga deputetët e Bashar al-Asadit.