Emiratet, Gjermania i Bëjnë Thirrje Regjimit Iranian që ta Ndalë Përshkallëzimin e Tensioneve në Gjirin Persik

1189

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania shprehën shqetësim lidhur me rritjen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik, duke i bërë thirrje regjimit iranian që t’i ndalë hapat të cilat e përshkallëzojnë tensionin, sipas një deklarate të përbashkët në agjensinë shtetërore të lajmeve të Emirateve (ËAM) të mërkurën.

Kjo deklaratë vjen pas vizitës zyrtare të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në Gjermani ku u takua me Kancelaren Angela Merkel në Berlin.

Deklarata thotë se të dyja vendet rikonfirmuan “nevojën urgjente që të gjithë aktorët në rajon të ndalin çdo lloj veprimi që mund t’i përshkallëzojë tensionet ekzistuese.”

Të dielën, ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas theksoi – gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Emiratet, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, në Abu Dhabi – rëndësinë e stabilitetit në rajonin e Gjirit Persik mes rritjes së tensioneve me Teheranin, raporton Reuters.